Dalin pamjet/ Ky është momenti i sekuestrimit nga ‘OFL’ i 1.2 milion litrave naftë në Durrës

05/05/2020 14:30

DURRËS- Janë publikuar pamjet gjatë operacionit ‘Forca e Ligjit’ ku në qytetin e Durrësit janë sekuestruar 1.2 milion litra naftë si dhe një magazinë në pronësi të L. B. & E. SH.

OFL ka ndërhyrë gjatë natës duke vendosur shiritin e sekuestrimit.

Sipas OFL  L. B. & E. SH pavarësisht revokimit të licencës, ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit. Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë.

Ndërkohë OFL njofton se përgjatë dy muajve të fundit, OFL nuk e ka ndërprerë punën asnjë ditë. Në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, OFL ka vijuar hetimet dhe goditjen e subjekteve të Ligjit Special.

Top Channel