Përditësohet bilanci/ Britania tejkalon Italinë për numrin e viktimave nga Covid-19, të parët në Evropë

05/05/2020 13:08

Mbretëria e Bashkuar sipas statistikave ONS, British Istat ka tejkaluar Italinë për sa u përket numrit të vdekjeve nga Covid-19.

Kështu Britania e Madhe ka numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga koronavriusi në Evropë.

Vlerësimi i ri i ONS  erdhi pasi u përllogaritën vdekjet e regjistruara më 27 prill duke u shtuar edhe vdekjet e klasifikuara të dyshuara për shkak të infeksionit nga koronavirusi. Kështu numri total është marrë sipas certifikatave të  regjistrimit të vdekjes ku përmendej Covid-19.

Tashmë Britania e Madhe ka në total 32 mijë viktima ndërsa numri i përgjithshëm i vdekjeve në Itali është 29.079.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta