Kritikoi Gjermaninë, Havertz i përgjigjet legjendës angleze: E lehtë të flasësh nga jashtë, por nuk më intereson aspak…
Në pritje për të qartësuar më shumë idetë e skuadrave, Federata ndërkombëtare e çiklizmit zyrtarizoi kalendarin e aktiviteteve duke mbjellë më shumë kaos.
Krejtësisht i revolucionarizuar dhe në pjesë të mira i shkurtuar ndjeshëm, klasifikimi virtual i eventeve pritet të nisë në 1 Gusht me Rrugët e bardha, një test force për sportistë mbi dy rrota që shpresojnë në kthimin në normalitet, nëse i lejon pandemia.
Federata botërore e Çiklizmit po aplikon një tur të vërtetë force nga muajt e verës e deri në Nëntor, me gara të ndryshme që përfshijnë dhjetëra shtete, e që mbivendos aktivitete në datat e programuara për të tjerët, diçka kaotike për ekipet. Në datat e pritshme të Xhiros së Italisë, është një aktivitete prestigjioz si ajo e Baston Liezh, që pasohet nga Amstel Golden Race dhe më pas Xhiroja e Flandrave.
Turi i Francës që konsiderohet eventi më i rëndësishëm çiklistik dhe ai elitar në majën e piedestalit, do të marrë jetë në 29 Gusht e do të vazhdojë deri më 20 Shtator. Xhiroja e Italisë e pason nga 4 deri në 25 Tetor ndërsa Vuelta e Spanjës nga 20 teori deri në 8 Nëntor. Në total janë menduar 25 gara ndërkombëtare në harkun e 3 muajve, një agjendë sfilitëse që pritet të ja[ë efekt në rendimentin e çiklistëve .
Top Channel