Studimi, mbi 3 miliardë njerëz do të jetojnë në nxehtësi ekstreme deri më 2070

05/05/2020 18:39

Mbi 3 miliardë njerëz do të jetojnë në hapësira me temperatura “gati të papërballueshme” deri në 2070, thuhet në një studim të ri.

Nëse niveli i gazeve serrë nuk bie, një numër i madh i njerëzve do të përballen me temperatura që mesatarisht do të jenë më të nxehta se 29 gradë Celsius. Hulumtuesit përdorën të dhëna nga projeksionet e OKB-së për popullsinë dhe një skenar të rritjes së temperaturave me 3 gradë Celsius, bazuar në rritjen e pritshme të tyre globale.

Në raportin e Kombeve të Bashkuara thuhet se edhe shtetet e zbatojnë Marrëveshjen e Parisit për Klimën, bota sërish do të bëhet më e nxehtë. Zonat më të prekura pritet të jenë Australia, India, Afrika, Amerika Jugore dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.

Sipas studimit, popullatat janë të përqendruara në fasha klimatike dhe njerëzit janë vendosur më shumë në rajone ku temperature mesatare është 11 deri në 15 gradë Celsius, duke iu larguar zonave ku ajo shkon mesatarisht në 20-25 gradë. Studimi është realizuar prej hulumtuesve nga Europa, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Top Channel