Covid-19/ Britania e Madhe, tani më shume viktima se Italia

05/05/2020 16:17

Britania e Madhe ka tani numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit në Evropë pasi shifrat zyrtare treguan se më shumë se 32 mijë njerëz atje kanë humbur jetën.

Zyra e statistikave kombëtare tha se 29648 viktima janë regjistruar deri më 27 prill në Angli dhe Uells, me Covid-19 të shënuar si shkak i vdekjes në çertifikatat përkatëse. Me vdekjet shtesë në Skoci dhe Irlandën Veriore, kjo e çon bilancin e Britanisë së Madhe në 32313 sipas përllogaritjeve të Reuters.

Shifra lë pas kështu 29029 viktimat në Itali, që deri më tani ka qenë vendi evropian i goditur më rëndë në Evropë. Në bilancin total në Itali, nuk përfshihen rastet e dyshuara. Ministrat dhe ekspertët britanikë kanë paralajmëruar që të mos bëhen krahasime ndërkombëtare ndërkohë që mendojnë se Britania e Madhe e ka kaluar tashmë pikun e infektimeve.

Për të parën herë, javën e kaluar, qeveria nisi të përfshinte të dhënat për vdekjet jashtë spitaleve në rastet kur njerëzit kishin rezultuar pozitivë për koronavirusin në bilancin e përditshëm të viktimave të virusit. Në kontrast, zyra e statistikave kombëtare, përfshin në shifrën e saj, të gjitha viktimat ku Covid-19 përmendet në certifikatat e vdekjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta