Këshilli i Bashkimit Evropian miraton paketën e asistencës për ushtrinë e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon se çfarë përfitojmë Shembja e qindra objekteve për t’i hapur rrugë rindërtimit ka prodhuar mijëra ton inerte.
Deri më tani fadromat e IKMT-së si dhe shëmbjet e kontrolluara me tritol kanë rrafshuar qindra objekte në Durrës, Laç, Thumanë e Shijakut. Këto interte nëse nuk grumbullohen në landfildet e përcaktuara për t’u përpunuar rrezikojnë të kthehen në një bombë të vertetë ekologjike me pasojë shkatërrimtare për mjedisin.
Kjo është ajo çfarë ka mbetur nga shembja e shkollës së mesme 16 shtatori në Shijak. Intertet nuk janë hequr ende. Me të drejtë lind pyetja. Ku do të perfundojnë këto inerte? Do të çohen në landfild apo do të hidhen ku të mundet?
Top Channel ka mësuar se qeveria është duke hartuar një VKM posaçërisht se ku do të shkojnë interet e godinave të shembura të shijakut meqënëse Durrësi nuk e ka një landfild përpunues. Në të tilla kushte këto inerte parashikohet të shkojnë ne landfildin e Tiranës.
Sakaq Bashkia e Shijakut do të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të tyre për të ndërtuar një argjinaturë mbrojtëse për lumin Erzen që çdo vit ka përmbytur shumë banesa.
Një ditë më parë emisioni “Fiks Fare” në Top Channel transmetoi një investigim se si në Kamëz në shkollën Hillari Klinton abuzohej me inertet, të cilat kundrejt një pagese iu ofruan për shitje nga drejtori i shkollës gazetarëve të këtij emisioni.
Top Channel