Befason këngëtarja bukuroshe, na rrëfen dy dashuritë e saj më të mëdha

05/05/2020 18:19

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar këngëtarja Ana Kabashi. Ana, zbuloi se këtë kohë karantine, ka hequr dorë nga rrjetet sociale dhe ka aplikuar hobin e saj, pikturën. “Kam pikturuar këto kohë, në fakt kam pikturuar gjithmonë por njerëzit se kanë ditur”, tha Kabashi.

Po ashtu ajo u shpreh se prej COVID-19 ka përjetuar gjendje stresi e ankthi. Nga kjo situatë këngëtarja ka mësuar se pasuria, karriera, puna, nuk kanë asnjë vlerë. E pyetur nga Bieta nëse ka vendosur që t’i japë fund muzikës dhe të fokusohet tek piktura. Ana u shpreh se nuk heq dorë nga të dyja, sepse për të janë dy nga dashuritë më të mëdha.

“Kam pas pak ndryshime sepse dhe jeta na ndodhi me disa ndryshime, ra si e papritur kjo pandemi. Nuk dua të shoh asgjë, do të mbyll rrjetet sociale dhe po rrija me veten. Doja të qetësohesha sepse nuk ishte e lehtë kjo situatë. Veç nuk doja të fokusohesha në lajme, sepse më jepnin vetëm stres. Porvova si ishte jeta pa rrjete sociale, dhe në fakt ishte shumë mirë. Kisha pak kohë me veten. Ideja është të duash veten, të kesh kohë për veten. Nëse s’je mirë me veten, nuk je mirë me të tjerët. Kam lexuar, kam pikturuar është një nga hobit e mia që shumë pak e dinë. Kam pikturuar gjithmonë, por thjesht se kanë ditë njerëzit. Në shkollë kam qenë një nga piktoret më të mira dhe vareshin në shkollë. Unë nuk jam profesioniste por thjesht kam dëshirë me pikturuar. Koronavirusi për disa është e mirë, për të treguar se nuk është gjithçka pasuria puna, karriera. Nuk shkëputem nga muzika, por edhe pikturën e du shumë. Nuk e le muzikën, por duhet ti kushtosh rëndësi dhe gjëra të tjera”, tha këngëtarja.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel