Pamjet dramatike të gjuajtësve grekë në ndjekje të avionëve turq në Egje

05/05/2020 16:32

Një video që tregon avionë luftarakë grekë që interceptojnë dy F-16 të Turqisë në hapësirën greke mbi detin Egje, ka dalë së fundmi në media.

Incidenti i rrezikshëm ishte filmuar nga kabina e pilotimit të një prej gjuajtësve grekë Mirage, dhe sipas raportimeve ka ndodhur në fundjavë.

Piloti grek, i cili është vënë pas gjujatësit turk F-16, dëgjohet që thotë në mikrofon “e kam kapur,” që do të thotë se objektivi i tij është i shënjestruar nga armatimet. Ndërsa një pilot i dytë grek thotë “po vjen një tjetër.”

Avionët turkë më tej nisin të manovrojnë për të dalë nga rrezja e radarit të ndjekësve të tyre dhe më pas dalin nga hapësira ajrore greke.

Avionët turkë kishin kryer një fluturim të paautorizuar mbi arqipelagun lindor Oinousses, që është më i fundit nga shkeljet e shumta të kësaj natyre të forcave ajrore turke në Egje.

Greqia ka thënë se numri i shkeljeve ajrore është rritur në 2019.

“Numri i shkeljeve ajrore të hapësirës greke nga avionët ushtarakë turkë ka arritur në 4,811 në 2019, numri më i madh që prej vitit 1987. Ka pasur 384 ndjekje e interceptime mes gjujatësve turkë e grekë vitin e kaluar dhe vetëm 13 raste në 2010,” thuhej në një raport të minsitrisë së mbrojtjes.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel