Fotot/ Ronaldo rikthehet në Italia, pritet të futet 14 ditë në karantinë

05/05/2020 12:40

Cristiano Ronaldo ka lënë Madeirën dhe është kthyer në Itali. Ai ka ardhur së bashku me familjen tij në Itali, pas gati dy muajsh në ishullin e tij të lindjes.

35-vjeçari u shoqërua nga shoferi në aeroportin që mban emrin e tij, ku mori avionin privat. Mediat e huaja shkruajnë se Ronaldo u nis të hënën në mbrëmje më të dashurën e tij Georgina Rodriguez dhe katër fëmijët.

Për shkak të pandemisë Cristiano Ronaldo do të vendoset në karantinë për dy javë sipas rregullores.

Ronaldo pritej të kthehej në stërvitje në 18 maj, kur fillimisht klubet ishin planifikuar rikthimin. Por me vendim të qeverisë Italiane kjo datë u zhvendos me 4 maj pasi shumë rajone dhanë lejen për qendrat stërvitore të hapeshin përsëri.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel