Këshilli i Bashkimit Evropian miraton paketën e asistencës për ushtrinë e Shqipërisë, Ministria e Mbrojtjes zbulon se çfarë përfitojmë
Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte e ftuar mjeke Silvana dhe e bija Dea.
Mjeke Silvana, ndodhet në vijën e parë të luftës ndaj COVID-19 dhe prej rreth dy muaj nuk ka takuar familjen. Komunikimi i tyre me anë të platformave online është shumë i pakët. Ndërkaq, një takim nënë-bijë, u bë live në studio. Vogëlushe Dea, tha se i mungon e ëma.
“Ditët e para mendova se do të ishte e thjeshtë. Por teksa ditët kalonin më mungonin kritikat e mamit, sepse ajo gjithmonë më ka kritikuar për mirë”, tha Dea.
Vogëlushja zbuloi dhe një “traditë familjare” e cila konsiston në pesë pyetje. Pra, çdo natë mjeke Silvana shkon në shtratin e së bijës dhe me anë të pesë pyetjeve ato zbulojnë se çfarë kanë bërë në ditën që lanë pas.
“Më mungon një përqafim i saj. Më ka marrë malli për pesë pyetjet para gjumit, që tregojnë se si e kemi kaluar gjatë ditës. Unë me mamin e kam biseduar këtë dhe gjëja e parë që do të bënim është të ikim në Vlorë. Mezi po e pres atë ditë.”
Ndërkohë mjeke Silvana zbuloi se disa herë ka tentuar për të takuar familjen. Por në kërkesë dhe të bashkëshortit, ajo është ndalur, sepse ka një nënë të sëmurë në shtëpi dhe nipër e mbesa ende të vegjël.
“Që të jem realiste e kam menduar disa herë, por ka qenë bashkëshorti që s’më la asnjë sekond. Jam tunduar, po jam tunduar, nuk e mohoj dot. Kisha nipin e mbesën e vogël, mamanë të sëmurë kronike, kështu që u stepa”, u shpreh mjeke Silvana.
Top Channel