Nëse kampionati më i fortë dhe më emocionues i futbollit në planet, do të mbajë larg tifozët e tij nga stadiumet, atëherë fatura negative e humbjeve do të kalojë 1 miliard Euro.
Parashikimet e ekspertëve anglezë vijnë si një shuplakë e fortë ndaj qeverisë për të rinisur sa më shpejt Premier ligën ndonëse emergjenca nga koronavirusi mbetet aktuale dhe çdo ditë ka me dhjetëra viktima.
Arsenal do të bëhej skuadra e goditur më keq financiarisht nëse sezoni i ardhshëm do të zhvillohet në stadiume pa tifozë. 25% e fitimeve vjetore të skuadrës londineze vijnë nga shitja e biletave dhe nëse Emirejts qëndron i kyçur edhe kampionatin e ardhshëm, do ti kushtojë atyre gati 140 milionë Euro. Mancester Junaitid është ekipi i Premier ligës që fiton më shumë nga shitja e biletave, por falë marketimit më të mirë dhe efikas, biletat në Old Treford janë vetëm 17% e fitimeve vjetore.
Impakti total i mungesës së tifozëve në stadiumet e vendit ku u shpik futbolli, do të jenë kolosale. Parashikohen 1 miliard Euro humbje në total, por nëse tifozët do të rikthehen në impiante në Dhjetor, milionat e djegur do të jenë gjysma e tyre. Në një formulë që përfshin të ardhurat e sezonit të fundit nga biletat dhe abonimet. si dhe ndeshjet e sezonit, kompania Vysyble nxori edhe shifrat konkrete.
Një tjetër ekip i goditur fort do të jetë Totenhem. me një stadium që kushton 1 miliard paund, Spërs llogarisin 17.7% të fitimeve nga biletat, dhe nëse koronavirus do të kërcënojë sërish, humbjet do jenë të mëdha.
Top Channel