Frikë për shpërthimin e rezervuarit me kimikate të rrezikshme në Kaliforninë Jugore, lëshohet urdhër evakuimi për mijëra banorë 24/05 22:39
Të mbijetuarit e koronavirusit “me shumë mundësi” nuk do të kenë “imunitet absolut” nga një infektim i dytë, paralajmëroi këshilltar kryesor i Qeverisë britanike këtë mëngjes.
Patrick Vallance u tha deputetëve se shumica e atyre që arrijnë të mposhtin sëmundjen krijojnë antitrupa që e sulmojnë atë në trup dhe do të kenë ‘një shkallë mbrojtjeje’.
Por ai pranoi se puna është ende duke vazhduar në të gjithë botën në nivelin e mbrojtjes që ajo ofron – duke treguar nevojën për një vaksinë të zbatueshme.
Kjo deklaratë vjen kur qeveria është nën presion për të lehtësuar bllokimin ekonomik të fundit social në Britani. Por ministrat janë të prirur të shmangin një kulm të dytë të infeksioneve .
Top Channel