5 maji, Dita e Dëshmorëve bëri bashkë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.

Homazhet ndryshe, për shkak të pandemisë i vendosën në distancë nga njëri-tjetri krerët më të lartë të shtetit, Metën, Ruçin dhe Ramën.

Presidenti Meta zgjodhi të flasë pas homazheve para memorialit “Nënë Shqipëri” por jo për politikë. Më herët, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i veçuar nga pjesa tjetër si në çdo 5 maj nderoi dëshmorët e kombit. Basha nderoi edhe Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari, si edhe kapiten Feti Voglin, i cili ra në krye të detyrës në Afganistan, në një mision të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në NATO.

Ndërkohë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  shkruan në faqen e tij në Facebook:

Lavdi Dëshmorëve të Kombit!  Përulemi në kujtim të atyre që dhanë jetën për lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e çdo shqiptari”.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta