Shqiptari ekstradohet në SHBA, kërkohet për krime kibernetike, “gllabëroi” mbi 232 mijë dollarë
Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama gjatë një takimi sot kanë diskutuar në lidhje me intensifikimin dhe bashkërendimin e veprimeve, me qëllim të ngritjes dhe zhvillimit të programeve dhe sistemeve të reja për nevojat e FSK-së.
Krahas kësaj, Kurti dhe Rama vendosën që gjeneral-brigade, Jeton Dreshaj të jetë në komunikim të vazhdueshëm dhe të ofrojë këshilla për Siguri dhe Mbrojtje për kryeministrin.
“Vizioni i kryeministrit Kurti është që edhe në këtë kohë pandemie globale Qeveria nuk do t’i ndalë projektet në zhvillimin e Ushtrisë sonë në të mirë të mbrojtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Top Channel