Italianët që duan Shqipërinë/ Kalojnë 3 muajt e verës në vendin tonë prej 18 vitesh dhe presin të nisë lëvizja

05/05/2020 19:22

Prej 18 vitesh gjatë 3 muajve të verës, Luigi me familjen e tij i kanë kaluar pushimet në jug të Shqipërisë, por nëse do të vijnë këtë vit apo jo varet nga hapja e kufijve për shkak të pandemisë.

Përshëndetje të gjithëve , shpresoj të shihemi shpejt . Përgatisni pak raki që të bëjmë një dolli për jetën e për shëndetin e të gjithëve. Dhe më vonë mbase do të shihemi. Një përshëndetje për të gjithë miqtë e mi shqiptarë”

Gjatë një interviste në gusht të 2018-ës në Himarë, Luigi na tregoi lidhjen që kishte krijuar me Shqipërinë, e dashurinë hershme që kishte për të pasi me origjinë është nga Kalabria.

“Herën e parë kur kam ardhur, nuk kishte as autostradë. Nuk kishte asgjë, veç mrekullisë së detit.  më kujton shumë fëmijërinë ky vend, pasi me origjinë jam kalabrez”.

Sot bisedën do e zhvillojmë nëpërmjet ekranit.

-Ju mungon Shqipëria?

“Numërojnë orët. Mezi po presim familjarisht që të vijmë. Ne e duam Shqipërinë, detin, malet , diellin. Gjithçka tuajën. Por duhet të presim çfarë vendimi do të merret. Është në dorë të qeverive, pasi situata këtu në Lombardi afër Milanos që jetojmë nuk ka qenë e lehtë. Plot dy muaj në karantinë, që qëndrojmë në shtëpi. Tani duket sikur situata është qetësuar”

“Me siguri që  pas gjithë këtyre vështirësive do të vijë diçka e mirë e ku do të jemi të lumtur”.

Top Channel