03:10
SHBA/ Policia e Parqeve hap hetime mbi trajtimin e gazetarëve
Policia e Parqeve, një agjenci federale e rendit, njoftoi se dy policë të radhëve të saj do të pezullohen me pagesë, pasi është shfaqur një video ku duket se ata po sulmojnë një ekip gazetaresk australian. Vendimi u mor të mërkurën, ndërkohë që po atë ditë Unioni Amerikan për të Drejta Civile, një organizatë aktiviste amerikane, tha se kishte ngritur padi për trajtimin e gazetarëve në Mineapolis.