Për herë të parë një balenë gungaçe është parë në kryeqytetit e rajonit të Quebec, Montreal duke notuar përmes lumit St Lawrence në Kanada.

Kafsha gjigande besohet se ka notuar prej  fshatit Tadoussac, në Quebec, ku bashkohen lumenjtë Saguenay e St Lawrence ku jetonte në ujë të kripur.

Balena u pa duke notuar kundër rrymës poshtë urës Québec Bridge kësaj jave.

Kreu i qendrës së gjitarëve detarë në Quebec, Robert Michaud, e përshkroi situatën si të pazakontë dukë thënë: “Kjo është hera e parë që një balenë gungaçe vjen në zonën e Quebec”. Ai shtoi se balena duhet të ketë qenë e disorientuar e uritur, ose duke ndjekur peshq.

“Ne nuk e dimë si bëri rrugëtimin e saj kjo balenë, por ka disa hipoteza. Si njerëzit, balenat dhe gjitarët e tokës janë kafshë lëvizese, ambulante që nganjëherë shkojnë në vende të pazakonta. Këto udhëtime mund të jenë gabime pasi është e sigurtë se kjo kafshë nuk i përket këtij habitati”.

Michaud shton se balenat mund të mbijetojnë dhe në ujë jo të kripur edhe pse uji i qytetit është më i ndotur. Gjithashtu trafiku detar qytetar mund të jetë një burim i madh stresi plagosjesh për të.

Shumë rezidentë ishin mbledhur në breg të lumit me shpresën për të parë balenën dhe si për të kënaqur ata ajo dilte në sipërfaqe çdo disa minuta duke lëshuar bishtin e saj gjigand mbi valët.

Balenat gungaçe nuk janë agresive por mund të bëhen të tilla kur stresohen prandaj  Michaud këshillonte këdo të ruanin një distancë prej 200 për të mos stresuar kafshën.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel