Lideri i al al-Qaeda në Afrikën e Veriut është vrarë. Franca dha lajmin se gjatë një operacioni në Mali është vrarë Lideri i al Al-Qaeda, Abdelmalek Droukdel.

Ministrja e Mbrojtjes, Florence Parly tha se Droukdel së bashku me anëtarët më të afërt të grupit të tij u vranë gjatë operacion që u zhvillua të mërkurën.

Gjithashtu ministrja bëri me dije se gjatë një operacioni në maj, forcat franceze kanë kapur një komandant të lartë të grupit të Shtetit Islamik në Mali.

‘Operacionet e guximshme ishin goditje të mëdha për grupet terroriste. Forcat tona, në bashkëpunim me partnerët në Sahel, do të vazhdojnë t’i gjuajnë me pamëshirë terroristët”- tha Parly.

Top Channel