“Kemi nevojë për kohë që skuadra të rritet dhe të përmirësohet”/ Amorim para derbit me Interin: Nuk kam zili për Chivun, jam në vendin e duhur 30/10 15:00
Real Madrid nuk dorëzohet për talentin Rennes, Eduardo Camavinga. Madrilenët kërkojnë të përshpejtojnë tratativat për të mposhtur konkurencën rreth futbollistit.
Drejtuesit e klubit spanjoll për të bindur francezët të lënë të lirë futbollistin i kanë paraqitur në tryezën e bisedimeve ofertën prej 60 milionë eurosh. Në rast se palët arrijnë marrëveshjen, pagesa do të kryhet në formën e 50 milionë eurove cash dhe 10 milionë euro bonuse.
Por klubi nga Roazhon Park e ka bërë të qartë se 17-vjeçari do të largohet vetëm për shumën e 75 milionë eurove.
Top Channel