Indonezi/ Rrëzohet një helikopter ushtarak, 3 të vdekur

06/06/2020 16:56

Sot në provincën Java Qendrore të Indonezisë është rrëzuar një helikopter i ushtrisë, me çka jetën kanë humbur tre nga nëntë personat në bord, sipas një televizioni.

Nuk pati konfirmim të menjëhershëm nga ushtria për incidentin.

Në helikopter ndodheshin nëntë persona, raportoi Kompas TV. Gjashtë persona u lënduan dhe transportuan në dy spitale në rajonin Kendal, ku ndodhi rrëzimi, thuhet në lajm.

“Helikopteri po fluturonte shumë poshtë kur u rrëzua, duke shkaktuar një zhurmë shumë të madhe”, tha Eka, një dëshmitar i cili u citua nga Kompas TV.

“Dy pasagjerë kërcyen para përplasjes dhe pas kësaj pati tre apo katër shpërthime”, thuhet më tej.

Top Channel