Rikthim i pazakontë në shkollë! Itali, mësim në shtator me ndarëse pleksiglasi!

06/06/2020 11:14

Për shkollat italiane, përcaktimi i rregullave të rifillimit të mësimit në shtator, hyn në një fazë të re.

Orët e mësimit do të reduktohen mbase deri në 40-45 minuta, sidomos për nxënësit më të rritur; në klasa do të ketë më pak njerëz dhe propozohet që bankat të jenë të ndara me mbrojtëse pleksiglasi. Një zgjidhje që në fakt duket se është koreane- pasi atje është praktikuar fillimisht, por që tashmë është gati dhe në disa shkolla italiane.

Besohet se ajo do të lejonte reduktimin e mundësisë së përhapjes së spërklave, përmes të cilave dihet tashmë se shpërndahet Covid-19. Përflitet shumë se vjeshta do të sjellë një valë të dytë të sëmundjes, por ndërkohë në Lombardi ka pasur një rritje shqetësuese e të infektimeve. Në vendin fqinj, nga 177 të, infektuarit e rinj shkuan në 518 brenda 24 orëve, dhe prej këtyre, 402 ishin pikërisht në rajonin e Lombardisë. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 6.7 milionë persona në gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, mbi 390,000 kanë vdekur.

Top Channel