Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës.

Top Channel mëson se një automjet është përmbysur dhe për pasojë janë lënduar tre personat që ndodheshin brenda tij.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës. Shkak i aksidentit dyshohet pakujdesia, ndërkohë që janë dëmtuar disa automjete që ndodheshin të parkuara aty pranë.

Top Channel