Borrel e Varhelyi/ BE përshëndet marrëveshjen në Tiranë

06/06/2020 14:16

Më në fund u arrit. Pas dy vjet pas ndërprerjesh dhe rikthimi në tryezat politike për reformën zgjedhore, pas ecejakesh të faktorit ndërkombëtar dhe 3 netësh radhazi ngujimi në ambasadën amerikane në Tiranë, partitë politike nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur, që synon garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri, si një kusht kryesor i BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit, thotë DW.

hefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell dhe Komisioneri për Zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi, në një deklaratë të përbashkët e përshëndetën arritjen e konsesnsusit si një “adresim të një kushti kryesor për të filluar negociatat e pranimit në BE, gjë që e çon Shqipërinë një hap më pranë të ardhmes së saj në BE”. Në Mars të këtij viti, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, BE hapi dritën e gjelbër për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit, ndonëse nuk caktoi ndonjë datë. “Ky është një sinjal i mirë për progresin e ardhshëm në reformat e nevojshme në rrugën e Shqipërisë drejt BE” theksohet në deklaratën e përbashkët Borrel & Varhelyi.

“Liderët e Shqipërisë lanë mënjanë marrëveshjet mes tyre dhe punuan për të arritur një rezultat të prekshëm për popullin shqiptar” theksohet edhe në një deklaratë të ambasadës amerikanë e në Tiranë. Vullneti i popullit shqiptar në proceset zgjedhore post-komuniste është deformuar nga parregullsi, blerja e votës, manipulimi i rezultatit. Në raportet përfundimtare të misioneve ndërkombëtare të OSBE/ODIHR-it, që ka vëzhguar dhe monitoruar këto procese, zgjedhjet nuk janë vlerësuar “të lira dhe të ndershme” por ” më të mira se ato të mëparshmet”.

Top Channel