KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë 22/06 11:33
Ambasada e Italisë në Kosovë, duke komentuar heqjen e reciprocitetit me Serbinë nga Qeveria Hoti, ka vlerësuar se ky është një hap i rëndësishëm përpara që duhet të nxisë një rifillimin e shpejtë të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nën lehtësimin e BE-së.
Ambasada nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se qëndrojnë të gatshëm të mbështesim Serbinë dhe Kosovën.
“Italia pajtohet plotësisht me EUSR Lajçak. Ky është një hap i rëndësishëm përpara që duhet të nxisë një rifillimin e shpejtë të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës nën lehtësimin e BE-së. Ne qëndrojmë të gatshëm të mbështesim Serbinë dhe Kosovën në evorët e tyre”, thuhet në postimin e ambasadës.
Top Channel