Rebelohen policët në SHBA! Japin dorëheqjen 57 efektivë

06/06/2020 11:19

57 efektivët e njësisë policore në Buffalo, pjesë e së cilës ishin dy policët që shtynë në tokë duke e bërë të përplaste kokën një aktivist 75-vjeçar paqeje në SHBA, kanë dhënë dorëheqjen në shenjë solidariteti me kolegët pas kësaj ngjarjeje u pushuan nga puna dhe janë vënë nën hetim.

Dy policët u shkarkuan pas pamjeve filmike që i tregonin duke shtyrë Martin Gugino-n, i cili bie dhe can kokën, teksa efektivët i kalojnë pranë, por askush nuk e prek me dorë qe ta ndihmojë. Duke e cilësuar “ të neveritshme” atë që ndodhi me dy anëtarët e skuadrës së tyre, 57 policët e tjerë dhanë njëzëri dorëheqjen.

“Ata thjesht po zbatonin urdhrat”, tha kreu i policisë së Buffalos, John Evans, duke iu referuar gjendjes së shtetrrethimit. Episodi ngjalli mjaft zemëratë teksa sot Washingtoni përgatitet për një protestë të madhe, vazhdim i demonstratave disa ditore në këtë qytet dhe në mbarë Shtetet e Bashkuara, pas vdekjes së një afrikano-amerikanit George Floyda gjatë kohës që mbahej nga policia.

Shefi i Departamentit të Policisë Metropolitane të Distriktit të Kolumbias, Peter Newsham, u tha gazetarëve se autoritetet presin që mijëra protestues të shkojnë në Uashington për protestën që “mund të jetë një nga më të mëdhatë që kemi pasur në qytet”.

 

Top Channel