“Nuk funksionon”/ Universiteti i Oksfordit ndërpret testimin e hidroksiklorinës te pacientët me Covid-19

06/06/2020 10:14

Pasi u vu re se nuk ka patur efekt në luftimin e koronavirusit të ri, shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit kanë marrë vendimin për të ndaluar testimin e ilaçit hidroksiklorinë.

Pas rishikimit të të dhënave të enjten, udhëheqësit e studimit i kanë dhënë fund testimit të hidroksiklonës, pasi ai nuk ka patur efekt në parandalimin dhe minimizimin e vdekjeve të pacientëve të prekur me Covid-19.

Hulumtuesit kanë gjetur se 25.7 përqind e pacientëve, që u është dhënë ky ilaç, kanë vdekur pas 28 ditëve, në krahasim me 23.5 përqind të pacientëve që janë trajtuar me ilaçe të tjera.

“Mos merrni hidroksiloklorinë. Nuk funksionon”, u shpreh Martin Landray, profesor i Mjekësisë dhe Epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit.

Ky lajm vjen pas një artikulli të publikuar në revistën kërkimore “The Lancet”, që ka zbuluar se hidroksiklorina rrit rrezikun e vdekjes te pacientët me koronavirus.

Lexoni edhe:

Studimi, hidroksiklorokina rrit rrezikun e vdekjes tek pacientët me COVID-19

Covid-19/ Trump e rekomandon, por a funksionon hidroksiklorokina?

Top Channel