Rrëfehet Andi Lila: Ky gjest i imi në fushë shkaktoi trazira në familje, bashkëshortja ishte në rrezik dështimi!

06/06/2020 17:19

Ish futbollist i Kombëtares Andi Lila ka qenë i ftuar këtë të shtunë në Pop Culture.

Në një interviste me gazetaren Kilda Hysenbegasi ai ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta e tij personale por edhe profesionale.

Gazetarja është kthyer pas në kohë dhe e ka pyetur Andin se si u ndje kur mbrojte flamurin Shqiptar ne ndeshjen me Serbinë, teksa droni u fut në fushë. Një ndeshje e cila do të mbahet mend për trazirat që u shkaktuan!

“Gjithmonë kur i rikthehem asaj ndeshje, rrënqethem! Është një ndeshje që do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Ka qenë shumë dramatike, më kujtohet bashkëshortja ime ka qenë shtatzënë, urgjent ka shkuar në spital në rrezik të dështonte sepse të gjithë u trembëm. Ishte shtatzënë me djalin atëhere dhe nëse një ditë do të shkruaj një autobiografi edhe ajo ndeshje do të ketë një pjesë të rëndësishme”- ka rrëfyer Andi Lila.

Top Channel