Julian Nagelsmann nuk dorëzohet! Deklarata e fortë pas Botërorit: “Dua të vazhdoj deri në 2028-n, por këtë nuk e vendos unë!”
Atletja nga Bahreini, Salwa Eid Naser pezullohet përkohësisht nga aktivitetet sportive nga Njësia e Integritetit në Atletikë.
Kjo e fundit konfirmoi se kampionia e botës në 400 m dhe mbajtësja e kohës së tretë më të mirë në histori në këtë displinë ka evituar 3 herë kryerjen e kontrolleve antidoping, dhe në të treja rastet ka qenë përpara Botërorit të Dohas të zhvilluar vitin e kaluar ku ajo e fitoi garën e 400 me me 48.14 sekonda.
Eid Naser nuk plotësoi kriterin e deklarimit të vendit ku ndodhej për kryerjen e testeve dhe tani rrezikon që t’i hiqet edhe titulli i fituar. Ndërkaq, atletja 22-vjeçare ka reaguar dhe nëpërmjet një postimi në Instagram teksa theksoi se nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë mashtruese. ajo Shtoi se çdokujt mund t’i ndodhë që të mos kryejë testet antidoping
Ajo shtoi se shpreson që e gjithë kjo çështje të zbardhet sepse i dëmton imazhin. ajo u shpreh se ka besim se gjithçka do të shkojë mirë edhe pse është e vështirë për të që të mbajë këtë njollë në emrin e saj duke shtuar se nuk do të merrte kurrë substanca të ndaluara për të rritur rendimentin e saj në gara.
Naser që la lindur në Nigeri nga nënë nigeriane dhe baba nga Bahreini, ka para vetes në renditjen botërore të të gjitha kohërave vetëm Marita Koch dhe Jarmila Kratochvilova. Atletët e elitës sipas rregullores antidoping duhet të deklarojnë çdo 3 muaj vendndodhjen e tyre, vendin ku stërviten, planifikimin për kompeticionet ku do të marrin pjesë dhe planin 3 mujor me vendndodhjet e mundshme dhe oraret për të qenë të disponueshëm për cdo kontroll që do të bëhet jashtë çdo kompeticioni. Seancat dëgjimore zhvillohen brenda 1 viti edhe nëse atletët nuk justifikojnë veprimet e tyre gjatë hetimeve, do të pezullohen sikur të kenë dalë pozitivë për doping
Top Channel