Përfundon testimi i tamponëve për ekipin e Tiranës

06/06/2020 10:43

Pas Bylisit, 3 ditë me parë ku njeri nga futbollistët e kësaj skuadre rezultoi pozitiv, sot ishte radha e Tiranës për te kryer tamponet.

Mëngjesin e së shtunës futbollistet dhe stafi i klubit bardheblu ne stadiumin “Selman Stermasi” ju nënshtruar kërkesës se institucioneve shëndetësore për te kryer kontrollet mjekësore për faktin se kanë luajtur pak ditë me parë ne Ballsh pavarësisht se i gjithë ekipi kish rezultuar negativ ne analizën e tamponeve.

Një situatë e paqartë kërkesash te institucioneve shëndetësore dhe akuzave nga ana e federatës për një dashakeqësi ndaj këtyre organeve fuqiplotë në këtë situatë ndaj futbollit, qe po e bën më te vështirë seç është këtë rifillim sezoni.
Ne bazë te shkresës qe i ka mbërritur klubit bardheblu, lojtarët dhe stafi duhet te qëndrojnë ne karantinë deri ne përfundim te hetimit epidemiologjik.

Megjithatë ekipi i Tirane pasditen e sotme pas niset drejt Gjirokastrës ku do te luaj ditën e diel përball Luftëtarit. Ndërkohë qe përgjigjia e analizave te kryera mëngjesin e se shtunës do te dalin pas 8 deri ne 12 orësh, qe do te konfirmojë zyrtarisht nëse ka apo jo raste pozitiv tek ekipi i Tiranës, ndërkaq stafi i skuadrës kryeqytetase ka theksuar se nuk ka pasur asnjë futbollist me ndonjë simptome dyshuese qe lidhet me covid 19.

Top Channel