Një tjetër George Floyd/ Del videoja ku policia “mbërthen” afro-amerikanin e ndjerë

06/06/2020 09:45

Në kohën kur Shtetet e Bashkuara janë përfshirë nga protesta të dhunshme kundër vdekjes së George Floyd-it në duart e policisë, një tjetër video e vrasjes së një afro-amerikani po nga policë të bardhë shokon vendin.

Ngjarja ka ndodhur në 3 mars, në Tacoma, të shtetit të Washington-it. Viktima quhet Manuel Ellis. Skenën e filmoi një grua që ndodhej pas makinës së policisë, e cila dëgjohet duke bërtitur:

“Boll e goditët, o Zot, ndaloni”!

E njëjta situatë edhe për të ashtu si për Floyd-in; Manuel gjithashtu duket se ka bërtitur: “ Nuk marr dot frymë”! Sipas policisë, Ellis ishte ndaluar pasi agjentët kishin parë se ai po përpiqej të hapte dyert e makinave të parkuara, dhe thotë se ai ka luftuar me ta, por disa pamje tregojnë që policët e godasin dhe e hedhin në tokë, ndërsa paskësaj, grumbullohen sipër tij, duke vazhduar ta qëllojnë.

Qytetarët amerikanë që po protestojnë sakaq kundër brutalitetit të policisë dhe racizmit, po shpresojnë që të arrijnë momentum, me qëllim që të shtyjnë përpara reforma dhe ndryshime politike. Protestat për vdekjen e Floyd-it, janë shndërruar në njërën prej krizave më të rënda të presidencës Trump dhe ato vijnë vetëm pak kohë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Trump është kritikuar për mënyrën se si ka menaxhuar këto protesta, megjithatë ai i ka kundërshtuar taktikat e përdorura nga policia, siç ndodhi edhe në rastin e Floyd-it.

Top Channel