09:29
Vitrina e Librit/ Triptiku i Magjistarëve
Bashkim Shehu vjen me romanin “Triptiku i magjistarëve”. Në të ai ndërthur pushtete të ndryshme në tri vende, duke sjellë realitete paralele. Duke mohuar notat autobiografike, në mos janë të pavetëdijshme, ai vë përkrah, magjistarin e Hitlerit, një murg budist në Kinën e revolucionit kulturor, shkencëtarë të vjetër e të rinj, në Moskë dhe në Tiranë.