Kategoria Superiore/ Sot nis faza e fundit e Kampionatit

07/06/2020 11:40

Skuadrat e Kategorisë Superiore do të zbresin përsëri në fushën e lojës teksa sot në orën 17:00 do të luajnë sfidat e javës së 28 që është edhe fillimi i fazës së fundit të kampionatit.

Sfida kryesore padyshim ajo që do të luhet në Selman Stërmasi mes Partizanit dhe Kukësit. Skuadra e Të Kuqve është në një moment delikat teksa pas humbjes me skënderbeun e sheh veten në vendin e 6 vetëm 2 pikë larg zonës së playoffit për qëndrimin ne Superiore.

Nga ana e tij Kukësi do të kërkojë t’i japë një tjetër goditje Partizanit e të fitojë për të mos humbur shpresat për titullin edhe pse diferenca me Tiranën është 9 pikë.

Kjo e fundit pasi kreu testet me tamponë për covid 19 ku të gjithë rezultuan negativë, udhëtoi drejt Gjirokastrës për ndeshjen me Luftëtarin me bardheblutë që duke parë edhe formën që po gëzojnë janë shumë favoritë për të fituar këtë përballje. në Ballsh, Bylis do të presë Teutën në Adush Muca.

Skuadra ballshiote kërkon që të lërë vendin e 8 në renditja, ndërsa skuadra durrsake është në garë të plotë për një vend në zonën evropiane.

Një tjetër sfidë që ngjall interes është ajo mes Lacit dhe Vllaznisë. Ashtu sikurse Teuta edhe Laci kërkon pjesëmarrjen në kompeticionet evropiane dhe marrja e 3 pikëve është shumë e domosdoshme.

Sfida tjetër e kësaj jave është ajo mes Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlorë. Duket një sfidë e lehtë në letër kjo për skuadrën korcare që tani pretendon vendin e dytë në kampionat, ndërkohë që Flamurtari i problemeve të shumta është në vendin e fundit shumë pranë rënies nga kategoria.
Të gjitha ndeshjet javës së 28 të Kategorisë Superiore do të luhen në orën 17:00 dhe do të transmetohen në platformën Digitalb.

Top Channel