57 policë dorëhiqen pas pezullimit të kolegëve që rrëzuan aktivistin 75-vjeçar

06/06/2020 18:39

Mediat amerikane njoftonin sot se i gjithë ‘Grupi i Reagimit të Emergjencës’ të policisë së Buffalo ka dhënë dorëheqjen në shenjë solidarizimi me dy kolegë të tyre, të cilët u pezulluan pasi rrëzuan me shtyrje në trotuar një aktivist 75 vjeçar pranë bashkisë së Buffalo në Nju Jork.

Një total prej 57 oficerësh la punën në formë proteste për pezullimin e papaguar të dy kolegëve. Kreu vendor i policisë John Evans tha për mediat:

“Pesëdhjetë e shtatë policë kanë dhënë dorëheqjen në protestë ndaj trajtimit të kolegëve të tyre, të cilët vetëm po zbatonin urdhrat”.

Nuk është e qartë nëse policët e përfshirë në incidentin e regjistruar në kamera janë përzënë nga policia, por dorëheqja masive erdhi disa orë pas publikimit të pamjeve ku dy policët e skandalit shtynin Martin Gugino duke e rrëzuar në trotuarin e betontë para bashkisë së Buffalo, mbrëmjen e të enjtes.

Shtyrja e tyre i shkaktoi Gugino një përplasje në kokë dhe protestuesi i moshuar është ende në gjendje kritike në spital.

Departamenti i policisë së Buffalo shtoi më tej zemërimin me deklaratën e rreme se Gugino ishte rrëzuar vetë, kur provat video tregonin qartë se ishte shtyrë dhunshëm nga policët.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel