Sipas mediave izraelite, rreth tremijë vetë kanë nënshkruar një peticion në të cilin u kërkohet radiostacioneve lokale, e sidomos Army Radio dhe Galgalatz, të ndalojnë transmetimin e këngëve të shqiptares Dua Lipa.

Shkak i kërkesave për të bojkotuar yllin në rritje të muzikës pop është bërë një postim i saj anti Izraelit para disa ditëve në Instagram, ku mes të tjerash thuhej se ushtarët e shtetit hebre, qëllojnë edhe mbi fëmijë.

Sipas gazetës „Jeruzalem Post” organizata e djathtë “Im Tirzu” i ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruhet se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja ndau në Instagram, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj.

“Dua Lipa, e cila ka në Instagram 46.3 milionë ndjekës, kishte ripostuar mesazhin e një regjisori që dënontë “keqtrajtimin e fëmijëve palestinezë nga ushtria izraelite” duke e krahasuar atë me dhunën racore të policisë në SHBA.

Top Channel