Lirohet kryepolici i Fushë-Arrëzit/ 27 vjeçarja e akuzoi për përdhunim, prokuroria e liroi nga akuzat për mungesë provash

07/06/2020 00:21

Shefi i postës policore të Fushë-Arrëzit, Izmir Duraku, i arrestuar të premten si i dyshuar për ngacmim seksual të një vajze, ish-pjestare e shtëpisë së fëmijës në Shkodër, u lirua të shtunën nga akuzat.

Në mungesë të provave, prokuroria urdhëroi lirimin nga të gjitha akuzat. Ndërkohë që po vijojnë hetimet për katër persona të tjerë. Izmir Duraku u akuzua nga 27 vjeçarja, e cila e ka kryer denoncimin dhe tregoi historinë e dhimbshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’ në Top Channel.

Viktima e dhunës seksuale është rritur jetime në Shkodër dhe ka denoncuar në polici abuzimin nga personat që kishin për detyrë që ta mbronin dhe kujdeseshin. Ngjarja që ka ndodhur vite më parë, sipas saj, është konsumuar në mjediset e Komisariatit të Policisë se Shkodrës, kur efektivi ishte me detyre specialist i Hetimit të Krimeve.

Ajo kishte shkuar për të denoncuar përdhunimin që i kishin bërë disa persona, punonjës të shtëpisë së fëmijës ne Shkodër. Vajza, qe është e sigurt tashmë nën mbrojtjen e policisë dha dëshminë e saj në Top Channel, por pavarsisht deklaratave të vajzës prokuroria e liroi Izmir Durakun nga të gjitha akuzat.

Top Channel