E hënë, 09 Mars 2020
20:30
22-vjeçarja e sapo kthyer nga Italia/ Paraqiten në QSUT tre fqinjët nga Skrapari, me temperaturë e bllokim në frymëmarrje

TIRANË- Tre persona janë paraqitur në QSUT në kryeqytet me temperaturë të lartë dhe bllokim në rrugët e frymëmarrjes, simptoma këto të ngjashme me koronavirusin.

20:30
Koronavirusi vret 180 ushtarë në Korenë e Veriut, më shumë trupa nga sa mbajnë krematoriumet

Koronavirusi i ri mund të ketë vrarë rreth 200 ushtarë në Korenë e Veriut, teksa sipas raportimeve një epidemi madhore është përhapur në vendin e izoluar komunist.

20:05
Ujë, mjaltë e limon esëll në mëngjes për imunitet të fortë

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një dozë të fortë të vitaminës C.

20:02
Koronavirusi vret personin e pestë në Angli

BRITANI E MADHE- Koronavriusi ka shkaktuar viktimën e pestë në Angli. Ajo është një 70 –vjeçare e cila sipas mediave angleze kishte sëmundje të tjera kronike që më pas u rënduar pas prekjes nga koronavriusi.

19:59
Interi merr vendimin e papritur, tërheq ekipin nga gara Europiane

Interi merr një vendim drastik për shkak të frikës nga koronavirusi. Klubi zikaltër ka tërhequr ekipin Primavera nga Champions League e të rinjëve ose siç quhet ndryshe Youth League.

19:54
Meta: Plan veprimi i qartë. Të mos lejojmë përshkallëzim të situatës, masa për personelin shëndetësor

Në një dalje publike në mbrëmje presidenti Ilir Meta apeloi për një plan veprimi të qartë në kuadër të masave kundër koronavirusit, me qëllim që siç tha ai të mos lejojmë përshkallëzimin të situatës.

19:50
Kurti nuk takon Thaçin/ Presidenti informoi të gjithë kryetarët e partive për bisedën në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti dhe Kryeministri nuk po arrijnë ta gjejnë gjuhën e përbashkët as për t’u takuar edhe kur fjala vjen për marrëveshjen e paqes me Serbinë.

19:48
Koronavirusi në Maqedoni, 193 persona vendosen në izolim shtëpiak

193 persona janë vendosur në izolim shtëpiak për shkak të virusit korona.

19:45
​OBSH alarmon: Jemi në prag të pandemisë nga koronavirusi

Koronavirusi po rritet më shumë për të shkaktuar një pandemi, por shpërthimet në vendet individuale ende mund të luftohen me një kombinim të masave të kontrollit dhe lehtësimit, tha sot Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

19:42
Reforma ndahet tek depolitizimi/ Mazhoranca rrëzon propozimet e PD

Depolitizimi i administratës zgjedhore prodhoi përplasje të forta në tryezën politike të reformës zgjedhore duke rrezikuar kthimin e konsensusit në pikën zero.

19:34
Adriatik Llalla në gjykatë/ SPAK e akuzon për fshehjen e pasurisë

Prokuroria e Posaçme, SPAK mbylli hetimet këtë të hënë dhe dërgoi si të akuzuar në gjykatën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ish prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla.

19:13
Top Talk: Etilda Gjonaj i përgjigjet Ilir Metës. Beteja s’ka mbaruar. Së shpejti prova të reja. Njohim çdo qëndrim të Venecias

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte e ftuar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në studio u fol në lidhje me “betejën” politike të krijuar midis presidentit të Republikës Ilir Meta dhe mazhorancës me në krye Edi Ramën. Rolin e komisionit të Venecias në hartimin e Gjykatës Kushtetuese, si edhe ndikimin e ndërkombëtareve në këtë proces.

19:12
2 rastet e para me koronavirus, mediat e huaja: Shqipërisë, virusi i erdhi nga Italia

Shqipëria shënon dy rastet e para, at e bir të kthyer nga Firence, thotë “Ansa”, e cila thekson se vendi ynë ka pezulluar deri në 3 prill fluturimet me veriun e Italisë dhe të gjitha zonat e kuqe në territorin Italian.

19:10
Luana Vjollca nuk e di ç’do të thotë të ndalesh, “zotëron” sërish Instagramin! (FOTO)

Pikërisht kur menduam se nuk kishte ku të shkonte më mirë, Luana Vjollca na la sërish pa fjalë.

19:09
“Zhduk Koronavirusin në 12 orë”, prezantuesit i kërkohet të pranojë mashtrimin

Avokatja e përgjithshme në Nju Jork, Letitia James ka urdhëruar “televangjelistin” Jim Bakker t’i ndalojë menjëherë pretendimet se ka gjetur kurën për koronavirusin nëpërmjet një produkti të cilin ai e shet.

19:08
Skafi iu përmbys në det, shpëtohen nga mbytja tre peshkatarët në Vlorë

Vlorë – 3 peshkatarë janë shpëtuar nga Delta Force dhe Policia Kufitare e Vlorës.

19:04
Infektimet, virusi: Rriten në Itali, bien në Kinë

463 të vdekur, 7.985 të infektuar, 724 të shëruar; vetëm gjatë 24 orëve të fundit, bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali u rëndua me 97 vdekje.

18:59
Thaci për Kurtin: Kosova nuk ka kohë për teka!

Hashim Thaci deklaroi se takimi me kryeministrin Albin Kurti ishte konfirmuar që nga e premtja. Kurti nuk shkoi sot në takimin e parashikuar me presidentin e për këtë renditi dy arsye, duke nisur me faktin që sot kishte për të folur në kuvend Vasfije Krasniqi-Goodman, e duke shtuar më tej se ka takuar krerët e partive politike.

18:51
Konfirmohet rasti i dytë i koronavirusit në Serbi

Është konfirmuar rasti i dytë i koronavirusit në Serbi, këtë herë te një shtetas kinez.

18:47
Macja e rrugës me shenjë mini-mace në fytyrë bëhet virale në rrjetet sociale

Një kotele e adhurueshme por e veçantë prej një forme të vogël maceje në hundën e saj është hiti i momentit në mediat sociale pasi një përdorues e pikasi atë anës një rruge.

18:43
Pse koronavirusi shpërndahet kaq lehtë tek njerëzit? Flasin studiuesit

Ndërsa numri i të infektuarve nga koronavirus i afrohet 100,000 njerëzve në të gjithë botën, studiuesit po garojnë për të kuptuar se çfarë e bën atë të përhapet kaq lehtë.

18:42
Shifra shqetësuese nga Italia, shkon në 463 numri i të vdekurve

Autoritetet Italianë kanë bërë përditësimin e të dhënave për sa i përket Koronavirusit. Në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 97 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 463.

18:39
I dërgonte foto gjysmë të zhveshura dhe mesazhe erotike, punonjësja i bën “gjëmën” shefit

Një punëtore e pastrimit të rrugëve në Angli, ka përfituar 74,000 mijë paund kompensim, pasi shefi i saj i dërgonte fotografi gjysmë të zhveshur dhe rreth 2500 mesazhe ngacmuese dhe kur gruaja i transmetoi se do ta denonconte, ai e kërcënoi se do ta vriste dhe varroste nëse e kryente një veprim të tillë.

18:37
Zyrtare, Slloveni-Shqipëri luhet në 30 mars në Koper!

Koronavirusi vuri në rrezik serioz edhe zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore që kishte në program kombëtarja shqiptare në fund të muajit mars. Por nëse sfida me San Marinon për në datë 27 mars po shkon drejt anulimit për shkak të situatës së rënduar në territorin italian, takimi ndaj Sllovenisë në 30 mars do të luhet por jo në Udine siç ishte vendosur fillimisht por në qytetin slloven të Koperit.

18:25
Në brendësi të fisit të rrezikshëm “Mursi”, aty ku femrat të kërcënojnë nën tytën e armëve!

Një seri foto mahnitëse kanë kapur momente nga përditshmëria e një fisi afrikan, mjaft të rrezikshëm, të njohur si “Mursi”.

18:23
Koronavirusi/ Kavalishenca e Ushtrisë në Durrës kthehet në karantinë, Këshilli i Ministrave firmos vendimin

Kavalishenca e Ushtrisë Shqiptare në Plepa të Durrësit do të kthehet në karantinë për të prekurit nga koronavirusi. Ky ka qenë një nga vendimet e firmosura në mbledhjen e sotme të qeverisë për përforcimin e masave kundër shpërndarjes së koronavirusit në vendin tonë.

18:22
Qeni humb kontrollin e copëton fytyrën e të zonjës së tij gjatë shëtitjes

Një vajzë ka pësuar një sulm të rëndë nga qeni i saj teksa kirurgët u detyruan t’i rivendosnin hundën dhe buzët.

18:21
Dibër, tetë punonjës shëndetësorë në izolim shtëpiak

Në Dibër dhe Qendër Zhupë tani për tani nuk ka raste të tjera të dyshimta me koronavirus, por për shkak të kontaktit me çiftin bashkëshortor, në izolim shtëpiak janë tetë punonjës shëndetësor, konfirmoi Baki Halili drejtor i Spitalit të Përgjithshëm në Dibër.

18:13
Veliaj: Po dezinfektojmë autobusët; konviktet mbyllen deri në 3 prill Reduktojmë orët e punës për punonjësit e bashkisë që kanë fëmijë të vegjël. Stop spekulimeve me çmimet

Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ku u diskutua për masat e marra për situatën në Tiranë, Veliaj prezantoi një sërë vendimesh të rëndësishme, duke filluar nga shkollat, transporti publik etj. Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm me higjienën, ndërsa lajmëroi se krahas çerdheve dhe kopshteve, ka nisur edhe dezinfektimi i autobusëve urbanë.

18:12
Rama takim me klerikët: Shmangni disa rituale të panevojshme

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar ku u ka kërkuar që të mundohen të shmanget tubimet fetare.

18:05
BETEJA PER JETEN/ Në spitalet e Lombardisë të prekurit nga koronavirusi në terapi intensive (Foto)

366 italianë kanë humbur jetën në betejën me koronavirusin. Kamerat kanë mundur të futen Brenda spitalit të Kremonas, ku mjekët me veshje të posacme punojnë me orë të gjata për të shpëtuar të sëmurët.

18:05
Puna e ëndrrave: 100 paund në ditë për të fjetur gjumë!

Nëse jeni një nga ata persona të cilët e shtyjnë gjithmonë alarmin në telefon duke shtypur butonin “snooze”, apo rrini në shtrat deri në orën 9 të mëngjesit, “ëndrrat” tuaja mund të bëhen shumë lehtë realitet.

18:04
Avari në kabinat elektrike, këto zona në Tiranë nesër mbesin pa energji

Tiranë- OSHEE ka njoftuar se për shkak të disa avarive dhe rikonstruksioneve në kabinat elektrike, do të mbesin pa energji disa zona në kryeqytet.

17:58
Gjyshja britanike trafikante shpreh dëshirën e fundit teksa pret ekzekutimin në Bali

63 vjeçarja britanike Lindsay Sandiford u burgos në 2013 kur policia e Indonezisë zbuloi një sasi të madhe kokaine në valixhen e saj, dhe u dënua me vdekje megjithse avokatët e saj kërkuar 15 vjet burgim.

17:47
Koronavirusi/ “Frikë aspak, kujdes shumë…” Rama shpërndan mesazhin e Trump: Jeta vazhdon

Tiranë- “Frikë aspak, kujdes shumë” kështu e ka nisur reagimin e tij kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka shpërndarë edhe një status të Presidentit të SHBA, Donald Trump.

17:41
Aktori i serialit të famshëm me ‘zombi’ burgoset se kafshoi të dashurën

Një aktor i serialit të njohur horror me zombi “The Walking Dead” (Të vdekur që ecin) është burgosur së fundmi pasi rrahu dhe kafshoi të dashurën e tij britanike.

17:36
Koronavirusi/ Gjermania konfirmon vdekjet e para, ndërrojnë jetë dy persona

Autoritetet Gjermani kanë raportuar ditën e sotme vdekjet e para për shkak të Koronavirusit.

17:29
Emri/ Kush është shqiptari që trafikon njerëzit drejt Anglisë për 2000 £, “marketing” në Facebook

Mbretëri e Bashkuar– Trafikimi i njerëzve drejt Anglisë vijon të mbetet një çështje shqetësuese për vetë këtë vend por edhe për vendet e tjera që përdoren si tranzit.

17:28
​“Hëna e Krimbit” shfaqet sonte në formë spektakolare

Fotografitë spektakolare të super hënës “së krimbit” janë shkrepur gjithandej botës, duke e shfaqur hënën me një pamje mahnitëse.

17:26
Basha: Prindërit që do kujdesen për fëmijët duhet të paguhen me kohë të plotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se shteti duhet që të paguajë me vlerën e plotë një nga prindërit në marrëdhënie pune që duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël gjatë kohës që çerdhet, kopshtet dhe shkollat qëndrojnë të mbyllura.

17:20
Ghani betohet si president afgan, rivali i tij mban ceremoni paralele

Presidenti afgan, Ashraf Ghani është betuar për mandatin e dytë si president më 9 mars, ndërkohë që edhe rivali i tij, Abdullah Abdullah, ka mbajtur një ceremoni të njëjtë.

17:18
Coronavirusi/ Anulohen aktivitetet e Ditës së Verës dhe 100 vjetorit të Tiranës; koncerti i Malumës shtyhet në qershor

Pas pezullimit të çerdheve dhe kopshteve deri në 3 prill, në Tiranë janë anulluar edhe aktivitetet publike të parashikuara për Ditën e Verës dhe 100 Vjetorin e shpalljes Kryeqytet. Në kuadër të planit të masave për përballimin e situatës me Coronavirusin, kryebashkiaku Veliaj tha se ka nisur dezinfektimi në institucionet parashkollore. “Do të vazhdojmë me dezinfektimin; kur qeveria të njoftojë hapjen e tyre, do të jemi në një gatishmëri maksimale për të bërë një dezinfektim tjetër edhe para hapjes së tyre”, tha ai.

17:18
Turqia përdor mjetet ushtarake për të ndihmuar qindra emigrantë të kalojnë kufirin grek drejt Evropës

Imazhe të reja tronditëse tregojnë një tank turk që shemb gardhin kufitar në ndihmë të emigrantëve që kërkojnë të kalojnë drejt Greqisë e më pas drejt Evropës.

17:12
Simulimi i pandemisë: A u parashikua koronavirusi në 2019?

18 tetorin e 2019-tës, Johns Hopkins Center for Health Security, World Economic Forum, dhe fondacioni Bill & Melinda Gates Foundation u bënë nismëtarë të simulimit të një pandemie globale.

17:12
Koronavirusi në Shkup, infektohet drejtoresha e një klinike

Drejtorja e Klinikës së sëmundjeve të lëkurës në Shkup është infektuar me koronavirusin e ri duke e çuar në katër numrin e të prekurve me COVID-19.

17:11
Policia dhe ushtria italiane vendos kufirin në stacionin e trenit në Milano

Në përpjekje për të ndalur largimin e banorëve të Lombardisë së shpallur zonë e kuqe, në stacionet e trenit kontrollohet cdo person

17:10
Kryebashkiaku Veliaj publikon masat ndaj coronavirusit: “Po dezinfektojmë autobusët urbanë; konviktet mbyllen deri në 3 prill”

Bashkia e Tiranës ka marrë një sërë masash për përballimin dhe ndalimin e përhapjes së Coronavirusit në kryeqytet. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranës, ku u diskutua për masat e marra për situatën në Tiranë, Veliaj prezantoi një sërë vendimesh të rëndësishme, duke filluar nga shkollat, transporti publik etj.

17:09
Masat ndaj coronavirusit, Veliaj: “Reduktojmë orët e punës për punonjësit e bashkisë që kanë fëmijë të vegjël”

Bashkia e Tiranës do të kufizojë numrin e punonjësve që do të jenë në shërbim me qëllim parandalimin e përhapjes së Coronavirusit. Në mbledhjen shabit të emergjencave, kryebashkiaku Veliaj shpjegoi edhe kategoritë e punonjësve të Bashkisë që do të marrin leje.

17:01
Arratisje e drogë, arrestohen 4 persona në Tiranë

Tiranë – 4 persona janë vënë në prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit. Ata akuzohen për disa vepra penale ndërsa një prej tyre rezultonte të ishte i shpallur në kërkim.

17:00
Thaçi deklarohet rreth shkarkimit të ambasadorëve

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka folur sot në një konferencë për media edhe në lidhje me propozimin për shkarkimin e shtatë ambasadorëve të Kosovës në vende të ndryshme të botës, prej tyre edhe të Vlora Çitakut në Uashington.

16:55
Bombarduesit rusë anti-nëndetëse Tu-142 interceptohen mbi Atlantik nga gjuajtësit F-35 e Eurofighter

Dy bombardues rusë Tu-142 anti-nëndetëse kanë kryer një fluturim 15 orësh në oqeanin Atlantik madje u furnizuan në ajër nga avionët çisternë Il-78, ndërsa si masë parandaluese u shoqëruan për periudha të ndryshme nga gjuajtësit britanikë Eurofighter si dhe avionët amerikanë të Norvegjisë F-35.

16:54
Masat në portin e Durrësit/ Vazhdojnë zbarkimi i trageteve nga Italia

Në portin e Durrësit aty ku vazhdojnë të zbarkojnë tragetet nga Italia ndodhet gazetarja Vali Qyrfyci.

16:50
Koronavirusi hyri nga Muriqani/ 28-vjeçari udhëtoi nga Italia përmes Malit të Zi

Në pikën kufitare të Muriqanit ndodhej gazetari Klodian Zhivani.

16:37
Tereze Kalman një “bombë” seksi, që adhuron Messin dhe CR7-ën!

Tereze Kalman nuk është vetëm një modele me forma trupore super seksi dhe që ndiqet nga rreth 200 mijë followers në Instagram, por është edhe një fanse e madhe e futbollit.

16:35
Koronavirusi/ Arabi Saudite, deri në 133,000 dollarë gjobë për fshehje të gjendjes shëndetësore

Arabia Saudite ka thënë të hënën se do të vendosë gjoba deri në 133,000 dollarë nëse njerëzit nuk raportojnë informacionet mbi gjendjen shëndetësore dhe të dhënat për udhëtimet e fundit në pikat kufitare, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

16:34
Koronavirusi/ SHBA këshillon amerikanët që ndodhen në Shqipëri: Ja çfarë duhet të dini

Pas konfirmimit zyrtarë të dy personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri, Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë disa këshilla dhe informacione për të gjithë qytetarët amerikanë që jetojnë në vendin tonë për tu mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

16:30
Luftëtarja polake e ‘kickboxer’ mbetet e shpërfytyruar përjetë pas disfatës; Fotot mizore të përballjes

Zhang Weili dhe Joanna Jedrzedczyk dolën dje nga dyluftimi i tyre të enjtura e të përgjakura në një nga përballjet më mizore e më spektakolare në historinë e arteve të përziera marciale.

16:26
Koronavirusi, Euro 2020 rrezikon shtyrjen!

Situata alarmante e krijuar nga koronavirusi krahas panikut që po shkakton, ka detyruar që një serë aktivitetesh të pezullohen si masa parandaluese. Momentalisht futbolli po luhet pa praninë e tifozëve në kampionate të ndryshme, por  një dilemë e madhe është nëse do të anulohet kampionati europian që do të nisë në qershor.

16:23
Infektohet me koronavirus një pjesëtar i stafit, Ambasada e Izraelit në Athinë mbyllë godinën deri në fund të marsit

Greqi- Koronavirusi po përhapet me shpejtësi edhe në shtetin grek.

16:21
Sa kapacitet ka Shqipëria për të përballuar Covid-19

Shqipëria mund të kryejë 200-500 analiza në ditë për rastet e dyshuara me Covid-19, e thënë kjo nga shefja e infektivit.

16:09
Kreu i OBSH-së: Masat e marra nga qeveria shqiptare, në kohën e duhur

Në mbledhjen e sotme të Task-Forcës, të thirrur pasditën e sotme nga Ministrja Manastirliu, kreu i OBSH në Shqipëri vlerësoi masat e marra nga qeveria shqiptare pas konfirmimit të rasteve me COVID-19.

16:08
Ekspertët kinezë: Ka dy lloje të virusit, njëri është më agresivi!

Disa media italiane thonë se ka dy lloje koronavirusi. Janë dy tipologji të së njëjtës sëmundje, por që ndahen disa tek karakteristikat dhe efektet.

16:07
Kirurgu plastik 49 vjeçar drogonte pacientet dhe filmonte veten duke i përdhunuar

Një doktor kirurgjie plastike nga Ohio në SHBA ëshët arestuar për drogimin e disa pacienteve femra teksa më pas filmonte veten duke i përdhunuar kur ato rrinin pa ndjenja në shtretër, njoftuan dje autoritetet.

16:05
Greqi, 84 të prekur nga koronavirusi/ Ambasada izraelite në Athinë e mbyllur, u konfirmua një rast në stafin e saj

Ka shkuar në 84 numri i të infektuarve me koronavirus në Greqinë fqinje. së fundmi janë regjistruar 11 raste të reja, tre prej të cilëve janë shtetas të huaj.

16:03
Kura kundër koronavirusit! Shkencëtarët kinezë e gjejnë te plazma e të shëruarve

Covid-19 është ende një virus i ri me shumë të panjohura për mjekësinë botërore. Deri tani, gjithë çfarë ekziston kundër tij janë kura eksperimentale.

15:58
Bullgaria shënon rastet e para të Covid-19, blen 50 mijë pajisje mbrojtëse nga Turqia!

Bullgaria regjistroi rastet e saj të para të koronavirusit, ndërsa sëmundja vazhdon të përhapet në Ballkan. Bëhet fjalë për katër pacientë: një djalë 27 vjeç, një burrë 61, një grua 75 vjeçe dhe një mjeke.

15:49
​S’ka koronavirus në Kosovë, aktualisht po testohen pesë raste

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me Koronavirusin në Kosovë, sot u takuan për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në Kosovë lidhur me Covid-19.

15:49
Kurti refuzon Thaçin, nuk pranon të takohet me presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të takojë të hënën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

15:46
Shkencëtarët në Londër paguajnë vullnetarët £3,500 për t’u infektuar, në eksperimentet e kërkimit të vaksinës së koronavirusit vrasës

Në kuadër të kërkimeve për vaksinën kundër koronavirusit vrasës, studiuesit britanikë të qendrës Queen Mary BioEnterprises në Londër po rekrutojnë 24 njerëz që do të paguhen 3500 paundë për t’u infektuar me koronavirusin e ri.

15:45
Digjen mijëra makina të votimit në Venezuelë

Këshilli zgjedhor në Venezuelë ka thënë se një zjarr në një depo afër kryeqytetit Karakas, ka shkatërruar shumicën e pajisjeve të votimit, që janë mbajtur aty.

15:43
Pezullohen lundrimet me Italinë e veriut/ Kontrolle edhe në pikat kufitare me Greqisë

Ministria e infrastrukturës pezulloi lundrimet me Italinë e veriut ku disa zona janë shpallur karantine me dekret qeveritar.

15:34
Anulohen avionët me Italinë/ Të gjitha linjat që udhëtonin në veri, nuk do të fluturojnë më

19 linja nga Shqipëria ne Itali dhe anasjelltas janë anuluar prej ditës së sotme. Vendimi është marrë nga autoriteti i aviacionit civil.

15:33
Koronavirusi në Shqipëri/ 11 masat e propozuara nga grupi i punës i PD-së

Partia Demokratike ka bërë publike 11 masat e propozuara nga grupi i punës, për të shmangur përhapjen e virusit vdekjeprurës, pas shënimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.

15:27
Foto alarmuese të pacientëve me koronavirus në makineri mbijetese në spitalin e karantinës, mjekët luftojnë për t’i shpëtuar

Foto të reja alarmuese kanë dalë nga një spital italian i karantinës së koronavirusti të ri, ku pacientët mbahen në kujdes intensiv në veri të vendit, ku lëvizja është bllokuar për rreth 16 milionë njerëz.

15:17
Mbyllen shkollat për dy javë/ Qeveria vendos: Asnjë tubim, aktivitet deri më 3 prill

Përballë situatës kur dy persona janë testuar pozitivisht me koronavirus, kryeministri Edi Rama nga një mbledhje urgjente e qeverisë, paraditen e të hënës anoncoi, një mori me masa parandaluese duke nisur nga shkollat.

15:12
Me maska në rrugë/ Shtohet kujdesi nga njerëzit për t’u mbrojtur

Një ditë pas lajmit se koronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë nëpër rrugë shikohet një numër i madh njerëzish që si masë të parë kanë marrë, vendosjen e maskës.

15:12
​Kolumbia raporton rastin e parë me koronavirus

Shteti i Kolumbisë ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit edhe pas shumë tentimeve për izolim.

15:00
Koronavirusi/ Pezullimi i fluturimeve, ministrja Balluku: Pasagjerët mund ta ndryshojnë afatin kohor të biletës

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku foli sa i takon masave të marra nga qeveria sa i takon koronavirusit.

14:59
“Giorgo Armani”, donacion kundër koronavirusit/ Dhuron 1.25 milionë euro për spitalet italiane

Giorgo Armani ka dhuruar 1.25 milionë euro për një varg spitalesh dhe institucionesh italiane të përfshira në luftën kundër përhapjes së koronavirusit në vend.

14:54
Çfarë është virusi, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet?

Nisur nga situata e krijuar edhe në vendin tonë , po ndajmë me ju disa informacione të qarta, të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë që përshkruajnë saktësisht çfarë është virusi, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet në jetën e përditshme. Ky informacion është përgatitur dhe shpërndarë nga spitali “Gemelli” në Romë.

14:53
Koronavirus në Shqipëri/ 2 ndeshjet e sotme pa tifozë

Coronavirusi që ka hyrë në Shqipëri, nuk pengon për momentin futbollin në vendin tonë. Kështu ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar sot në orën 18:00 mes Skënderbeut dhe Kukësit e Vllaznisë dhe partizanit që mbyllin javën e 26 të Kategorisë Superiore do të luhen pa praninë e tifozëve.

14:53
Koronavirusi në Maqedoni, shkon në katër numri i të prekurve

Drejtorja e Klinikës së sëmundjeve të lëkurës në Shkup është infektuar me koronavirusin e ri duke e çuar në katër numrin e të prekurve me COVID-19.

14:51
Gjyqi për avionin e rrëzuar/ Fillon nga Hollanda procesi ndaj tre rusëve dhe një ukrainasi

Ka filluar në Holandë gjyqi ndaj tre rusëve dhe një qytetari ukrainas të cilët akuzohen për rrëzimin e aeroplanit të Malajzisë më 2014-të në Ukrainën lindore të kontrolluar nga separatistët.

14:48
Nuk ishte dakord për gjobën, godet policin rrugor/ Arrestohet 50-vjeçari

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë Rrugore në detyrë.

14:46
Në garë për vaksinën/ Edhe Izraeli “përvesh mëngët” për ta prodhuar

Ndërsa emergjenca e koronavirusit vazhdon të zgjerohet në botë, me më shumë se 100 shtete të prekura tashmë, edhe Izraeli duket se ka përveshur mëngët për vaksinën. Madje zyrtarët kanë thënë se kanë arritur rezultate shkencore që mund të çojnë në krijimin në një kohë shumë të shpejtë të një vaksine kundër koronavirusit.

14:32
Kapshticë/ Pako me kokainë të fshehur në bark dhe këpucë, arrestohet 32-vjeçari

Policia Kufitare në Kapshticë ka zbuluar dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike të fshehur në trupin e shtetasit I. Q., rezident në Greqi.

14:32
Konfirmimi i rasteve me koronavirus/ Anulohet Dita e verës

Bazuar në urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 135, datë 09.03.2020 të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike do të mbyllen për një periudhë dy javore për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

14:24
(VIDEO) Nis dezinfektimi i pikës doganore të Muriqanit

Nisur nga fakti që në pikën kufitare të Muriqanit, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi kaloi më 26 shkurt, i riu nga Tirana me koronavirus, ka nisur dezinfektimi i pikës doganore në fjalë.

14:23
Pezullim i mësimit vetëm për nxënësit/ Stafi i UBT: Të ndryshohet urdhri, duam lejen dy javore

Stafi i UBT, Universitetit Bujqësor të Tiranës thotë se rektorati “nuk na lejon të marrim lejen dyjavore që na takon me ligj”.

14:20
Rrëmbyen dhe dhunuan një 16-vjeçar në Durrës, policia arreston 3 persona

Dy laçjanë dhe një lezhjan janë arrestuar për rrëmbimin dhe dhunimin e një të mituri në Durrës.

14:16
Nga ndalimi i shoqëruesve të pacientëve në spitale, te gjobat për shkeljen e karantinës/ Masat për COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në konferencën për shtyp me mediat njoftoi masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

14:12
Koronavirusi/ Revoltë në 27 burgje të Italisë, 6 të vdekur

Pezullimi i bisedimeve për emergjencën e koronavirusit shkaktoi kryengritjen në 27 burgje në Itali. Deri më tani ka gjashtë viktima, përfshirë tre në Modena.

14:08
Raporti për armët: SHBA, eksportuesja më e madhe

Bota po përballet me luftëra të mëdha, ndërsa tregtia me armë po lulëzon.

14:07
“S’është koha për panik, por për kujdes”/ Basha mjekëve: Sytë e veshët janë drejtuar te ju

Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli sa i takon situatës në vend, në lidhje me koronavirusin, ku u shpreh se nuk është koha për panik, por për kujdes.

14:04
Tronditen bursat, dita më e keqe që nga kriza e 2008

Bursa e Londrës është tronditur në hapje të hënën, me indeksin FTSE 100 që shënoi 8 për qind rënie, nivelin më të ulët të tij në tre vite.

13:58
Koronavirus – ISHP jep 5 mënyra për tu mbrojtur nga rreziku

Përhapja e koronavirusit COVID-19 është një temë e nxehtë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë globin.

13:56
Koronavirusi/ Anulohen edhe fluturimet drejt Ankonës dhe Torinos

Janë anuluar edhe fluturimet drejt dhe Ankonës dhe Torinos përveç atyre drejt Milanos nga vendi ynë.

13:50
Largoni viruset, ftohjen dhe stresin me këtë lloj ilaçi natyror

Xhenxhefili ka veti të mrekullueshme shëruese dhe është testuar për shumë probleme shëndetësore.

13:49
Turqia dhe BE/ Diskutojnë çështjen e emigrantëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takohet me zyrtarët e Bashkimit Evropian, për të diskutuar çështjen e migrantëve, dhe përsëriti thirrjen e tij, për më shumë ndihmë në përballimin e miliona refugjatëve nga Siria fqinje e shkatërruar nga lufta.

13:46
Haradinaj: Nuk ka dokument për marrëveshjen finale me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë shpjegime për diskutimet me homologun serb Aleksandar Vuçiq në Uashington, por nuk ka paraqitur dokument mbi marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.