Kundërshtoi policinë për Margaret/ Miku më i mirë i modeles i bashkohet “PërPuthen”

07/06/2020 17:28

Davidi ishte protagonist në videon e publikuar policia, ku shihet Margaret bashkë me të duke “protestuar” për një gjobë që i kishin vënë asaj.

Në video ai i drejtohet Margaretës me fjalën “zemër”. Kaq mjaftoi dhe u aludua se ato janë çift. E pyetur nga Nevina një javë më parë për këtë temë, Margaret mohoi se ajo ka një lidhje me Davidin, por shtoi se ata janë vetëm dy miq të mirë.

Madje ajo premtoi se javën e ardhshme (sot), do ta sillte në studio Davidin dhe ai do të sqaronte gjithçka. David erdhi dhe jo vetëm që sqaroi marrëdhënien e tyre, por shprehu dëshirën për t’u bërë konkurrenti  më ri i “PërPuthen”

Kjo kërkesë u pranua nga produksioni dhe ai është i interesuar për t’u njohur me Edonën, duke qenë se Margaret është mikesha e tij dhe Antoneta i ka bërë zgjedhjet e saj.

“U vendosa në siklet sepse prezantimi im ishte si agresiv. Por më mirë që jam këtu dhe për të sqaruar të gjithë debatin. Margaret është shoqja ime prej shumë vitesh. Marrëdhënia që kam me të është shumë e mirë dhe sinonimet  s’janë problem midis nesh”, tha David

Top Channel