Kryen marrëdhënie jashtë martesore/ U matet temperatura dhe më pas goditen 100 herë me kamzhik

07/06/2020 21:58

Shkelja e ligjit të Sheriatit dënohet. Një çift i ri indonezian është dënuar me 100 goditje me kamzhik secili për shkak se kishin kryer marrëdhënie seksuale pa qenë ende të martuar.

Dënime të tilla janë normale në provincat me shumicë myslimane në Indonezi dhe zakonisht goditjet jepen në praninë e qindra-mijëra personave.

Me maska në fytyrë, çiftit fillimisht ju mat temperatura nga autoritetet dhe më pas nisi goditja me kamzhik. Secili prej tyre u godit nga 100 herë. Ata u kapën duke kryer marrëdhënie jashte martese në provincën Acheh dhe autoritetet nuk treguan aspak mëshirë. Amnesty International e ka dënuar këtë praktikë, duke theksuar se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel