Shërohet pacientja nga Ukraina/ U sëmur në Sarandë, i fejuari e pret me tufë me lule ne dyert e spitalit infektiv

07/06/2020 22:15

“Dashuria ime, asgjë nuk na ndalon ne”

Me ketë pusullë Bruno Miskaj nga Saranda priti të fejuarën e tij. Julia, shtetësja ukrainase fitoi luftën kundër Covid 19. ”

Pas 15 ditësh Julia Kornitska del nga spitali infektiv. I dashuri i zemrës me një tufe lule në dorë pret me pa durim ta përqafoj. Sipas tyre Covid-19 u mposht falë punës së mirë që bënë bluzat e bardha.

” Ishte shume e lehtë sepse e kapëm që më fillim sëmundjen. 3-4 ditët e para iku temperatura pas 2 ditësh iku kolla dhe tani të rikthehemi në shtëpi.

” Jam shumë e lumtur, më shumë se e lumtur”

Gazetarja: Si ishte shërbimi spitalor pranë spitalit infektiv?

” Ishte staf i shkëlqyer duke filluar që nga infermieret e deri tek mjekët. Tani kujdeseshin shumë për ne”

Por si u infektua shtetësja ukrainase?

“E ka marrë në pune nga një person që ka qenë goxha i papërgjegjshëm, në këtë rast duke pasur të gjithë simptomat. Është një mesazh shumë i fortë për të gjitha ata që kanë shenja të koronavirusit. Kur ke këto shenja rri në shtëpi nuk ke pse të infektosh një njeri,një familje pas të alarmohet një qytet i gjithë. ”

Top Channel