Përfitoi 190 mijë euro nga donacionet duke pretenduar se vuante nga leukemia, lihet në burg shqiptari në Kosovë, si funksionoi “skema” e mashtrimit 23/11 13:23
Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësorë, kanë dërguar kërkesë në ShSKUK me kërkesën që pagesa për turnin e natës të rritet për 100 përqind, si dhe të realizohet pagesa e rrezikshmërisë dhe të realizohet paga festive 100 përqind.
Kryetari i kësaj sindikate, Fitim Havolli, tha se me vite nuk janë marrë parasysh këto kërkesa dhe për turnin e natës paguhen 18 euro.
Tashmë, kjo sindikatë kërkon që pagesa të bëhet 36 euro.
Ai nuk e ka mohuar mundësinë që të mbajnë greva dhe protesta.
Top Channel