E martë, 10 Mars 2020
13:34
Koronavirusi/ Vetting-u ndërpret takimin me qytetarët

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit në vend , vetting-u do të ndërpresë takimet me qytetarët për ankesat që ata kanë.

13:29
Ushqimet nuk do mbarojnë! Supermarketet furnizohen rregullisht

Radhët e gjata në supermarkete pas daljes së lajmit për dy të infektuar me koronavirus në Shqipëri ishin surreale një ditë më parë.

13:28
Të dënuar për trafik lëndësh narkotike, ja kush janë dy subjektet që OFL u dërgoi sot formularin

Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.

13:26
Austria mbyll kufirin me Italinë për shkak të virusit

Në një veprim dramatik për të mbajtur koronavirusin nga zhvendosja në veri, kancelari i Austrisë thotë se vendi po ndalon udhëtarët nga Italia të hyjnë, raporton AP.

13:25
Thirrjet për ndihmë te 127! Këshillat e para mjekësore për ata që dyshojnë se janë infektuar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Social u lutet qytetarëve të lidhen me Urgjencën Kombëtare në nr. 127!

13:25
​Si llogaritet përhapja e koronavirusit?

Dëshira e llogaritjes së shkallës së përhapjes së një virusi të veçantë, ka shtyrë shkencëtarët për të vendosur një numër unik që përcakton se sa pushtues është një virus. 

13:17
“Gruaja më tradhton me priftin”/ Burri përndjek bashkëshorten, i ‘alarmon fisin’ dhe më pas zhduket

Një grua në Tiranë i kërkoi policisë të hetojë bashkëshortin , pasi ai kishte angazhuar njerëz që ta ndiqnin këmba-këmbës dhe që pas përndjekjes që gruas i ishte kthyer në ankth, asaj i janë shkrepur fotografi në një ambient publik.

13:08
Mjeku i Enver Hoxhës, mesazh për Covid-19: Mposhtja e virusit është sot detyrë mbi detyrat

Lidhur me çështjen e koronavirusit, mjeku Isuf Kalo, i cili ka shërbyer në stafin mjekësor të Enver Hoxhës shprehet se “është pozitive që një sërë mësimesh të vyera i kemi përfituar tashmë nga eksperienca e përballimit të kësaj pandemie në vendet e tjera, veçanërisht nga fqinjët, dhe që disa masa mbrojtëse të domosdoshme janë ndërmarrë paraprakisht nga Ministria jonë e Shëndetësisë dhe Task Forca e ngritur posaçërisht kundra tij.”

13:06
Koronavirusi/ Drejtori i Urgjencës Kombëtare: 80% e rasteve nuk shfaqin simptoma

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se numri i thirrjeve për koronavirusin tashmë në 127 është tre fishuar.

12:59
Gjirokastër, nis dezinfektimi i mjediseve publike

Në Gjirokastër ka filluar dezinfektimi i mjediseve publike sidomos hapësirave qe frekuentohen nga të moshuar.

12:53
Shkodra merr masa për koronavirusin, nis dezinfektimin e ambienteve dhe institucioneve publike

Bashkia e Shkodrës ka pezulluar zyrtarisht të gjitha aktivitetet kulturore, artistike dhe sportive në kuadër të masave kundër koronavirusit.

12:45
Koronavirusi/ Urdhër nga Ministria, ndalohen lëvizjet e pasagjerëve nga portet italiane në drejtim të Shqipërisë

Pas ndryshimit të situatës dhe shpalljes zonë e kuqe e gjithë territorit në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ndalohen të gjitha lëvizjet e pasagjerëve nga të gjitha portet Italiane në drejtim tē Shqipërisë.

12:40
Koronavirusi/ Dyqanet nën sulm, përse njerëzit janë fiksuar pas letrës higjienike?

Maskat ishin të parat që u zhdukën.

12:38
Koronavirusi në vend/ Ministria e Shëndetësisë konfirmon: Numri shkon në 10

“Deri tani janë testuar në Institutin e Shëndetit Publik 114 raste të dyshuara, prej të cilëve vetëm 10 janë pozitive. Bëhet fjalë për dy të sëmurët e parë të deklaruar dhe 6 persona të tjerë kontakte të ngushta të këtyre të sëmurëve si dhe dy raste të reja të palidhura me dy rastet e para”.

12:31
Covid-19/ Itali, pezullohen eventet sportive

Qeveria italiane mori masa të tjera akoma më drastike për të përvballuar emergjencën coronavirus duke e përfshirë të gjithë vendin në zonën e kuqe, ndërkohë që janë pezulluar të gjitha eventet publike duke përfshirë këtu edhe ato sportive.

12:28
Reduktohen infektimet në Kinë/ Sot 17 viktima të reja, numri më i ulët që prej fillimit të epidemisë

Ndërsa Italia është e gjitha në karantinë, Kina ka sinjalizuar progres në betejën e saj ndaj koronavirusit.

12:24
E gjithë Italia në karantinë/ Kryeministri izolon vendin me 463 viktima

Italia është zgjuar sot e gjitha në karantinë.

12:19
‘British Airways’ anulon gjithë fluturimet me Italinë deri më 4 prill

British Airways ka anuluar sot të gjitha fluturimet në dhe nga Italia deri në 4 Prill për shkak të koronavirusit.

12:13
Numri i të prekurve mund të jetë më shumë se 6/ Babai i infektuar mori pjesë në një varrim

Në një kohë kur aktualisht në Shqipëri rezultojnë zyrtarisht gjashtë të prekur me koronavirus, gazetarja e Top Channel-it, Alma Demiraj, gjatë lidhjes direkte të edicionit informativ të orës 12:00 u shpreh se numri i të infektuarve dyshohet të jetë më i madh se kaq, nisur nga fakti që pacientët pozitivë kanë patur kontakt të gjerë.

12:11
FSHF merr vendimin: Ndeshjet do luhen, por pa tifozë

Komiteti i Emergjencës në Federatën Shqiptare të Futbollit pas mbledhjes së jashtëzakonshme të zhvilluar ditën e sotme dhe komunikimeve zyrtare me Këshillin e Ministrave ka vendosur të njoftojë klubet se aktiviteti futbollistik në Shqipëri do të vijojë sipas kalendarit zyrtar të parashikuar nga Sektori Garave, por ndeshjet do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

12:10
Greqi/ Diagnistifikohet me covid-19 një prej biznesmenëve më të mëdhenj

Në Greqi është prekur nga Covid-19 edhe një prej biznesmenëve më të mëdhenj.

12:01
Balluku: Nuk ka udhëtime pas ditës së sotme. Tërheqja e pasagjerëve nga vendi ynë, nëse Italia dërgon avion apo traget bosh

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku foli për masat që po merren për udhëtimet dhe lëvizjet e qytetarëve në kohën kur koronavirusi tashmë ka prekur edhe vendin tonë.

12:00
Koronavirusi/ Dyshohet për më shumë se 6 të prekur, babai i infektuar mori pjesë në varrim

Në Shqipëri shkoi në 6 numri i personave të prekur nga koronavirusi.

12:00
89 të infektuar në Greqi/ Ministria e Financës vë në dispozicion 120 ton alkool etilik të sekuestruar

Teksa numri i të infektuarve ka shkuar në 89, ministria greke e Financës, njoftoi para pak minutash se ka vënë në dispozicion të kompanive farmaceutike, sasinë prej 120 ton alkool etilik, i cili ka qenë i sekuestruar prej shërbimeve doganore, gjatë aksioneve antikontrabandë të kryera në vend gjatë muajve të fundit.

11:52
Koronavirusi/ Izolohen 5 zyrtarë të lartë amerikanë, kanë qenë në kontakt me një të infektuar

Pesë zyrtarë të lartë republikanë në Shtetet e Bashkuara janë izoluar, pasi kanë qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirusin e ri.

11:49
Pas udhëtimit në Itali, Presidenti i Parlamentit Evropian në vetizolim

David Sassoli, Presidenti i Parlamentit Evropian ka konfirmuar se do të izolohet pas një udhëtimi në Itali fundjavën e kaluar.

11:45
Barcelona-Napoli/ Bëhet zyrtare, luhet pa tifozë

Sfida mes Barcelonës dhe Napolit e parashikuar të zhvillohet në 18 mars do të luhet pa praninë e tifozëve në Camp Nou per shkak te coronavirusit.

11:33
Grenell mbështet deklaratat e senatorit Perdue

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka mbështetur deklaratat e senatorit amerikan David Perdue që SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj Serbisë.

11:24
Edhe në Vlorë! Dezinfektohen shkollat, kopshtet dhe drejtoria e policisë

Teksa në Shqipëri rezultojnë 6 të prekur me koronavirus, duket se i gjithë vendi i është nënshtruar procesit të dezinfektimit.

11:22
Itali. Nëna me koronavirus, fëmija është i painfektuar

Mrekullia që jep shpresë. Vajza e vogël është në rregull dhe është në izolim.

11:15
Masa në Fier/ Nis dezinfektimi i institucioneve arsimore, pasdite edhe i parqeve e shëtitoreve

Teksa aktualisht në Shqipëri rezultojnë 6 të prekur me koronavirus, Bashkia e Fierit ka nisur dezinfektimin e të gjitha institucioneve arsimore.

11:14
Franca apel qytetarëve: Kokaina nuk ju mbron nga koronavirusi

Qeveria franceze i ka paralajmëruar qytetarët se nuk mund ta përdorin kokainën për t’u mbrojtur nga virusi Covid-19.

11:07
Nga shtëpia e tij në Romë/ Lorik Cana, mesazh ndaj koronavirusit: Të respektojmë higjienën

Përmes një video-mesazhi, i shpërndarë edhe nga vetë kryeministri Edi Rama, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i bën thirrje gjithkujt të ruajë veten dhe të tjerët duke respektuar masat dhe kujdesin thelbësor që duhet të tregojë secili prej nesh; nga larja e shpeshtë e duarve te shmangia e kontakteve fizike.

11:05
Ndryshimi i sistemit zgjedhor/ KQZ pa vendimmarrje

Kërkesa e 12 nismëtarëve që kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor me referendum nuk mundet as të rrëzohet dhe as të pranohet nga KQZ.

11:05
Shkollat e mbyllura për dy javë, fëmijët në shtëpi, klasat do dezinfektohen

Të gjitha shkollat në Shqipëri janë të mbyllura për dy javë. Ky është urdhëri i dhënë dje nga Ministrja e Arsimit.

10:54
Aksident në rrugën Korçë-Pogradec, plagosen 2 persona

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Pirg.

10:47
Efektet e koronavirusit, tregjet globale në krizë

Përpos jetëve të humbura dhe panikut të njerëzve nga koronavirusi, ekonomia botërore po kalon gjithashtu traumë. Tregjet botërore janë gjithnjë e më shumë në rënie. Rreth 3821 njerëz kanë humbur jetën si pasojë e virusit, pjesa më e madhe e të cilëve në Kinë.

10:44
Covid 19 në Shqipëri, nëndetësja turke anulon vizitën

Një nëndetese turke anuloi vizitën në Shqipëri, pas përfshirjes së vendit tonë në hartën e vendeve të prekura nga koronavirusi i ri.

10:41
PIRATERI/ Bënte abonime për paketa të ndryshme televizive, arrestohet 37-vjeçari në Pogradec

Një 37-vjeçar, banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit ka rënë në pranga pasi duke qenë i palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryente abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

10:41
Pukë/ Nis dezinfektimi i ambienteve dhe institucioneve publike

Pas Lushnjës, Elbasanit, etj edhe bashkia e Pukës në kuadër të masave parandaluese ndaj Koronavirusit ka nisur procesin e dezinfektimit të ambienteve dhe institucioneve publike.

10:39
Koronavirusi, nis dezinfektimi i shkollave në Lushnjë

Në Bashkinë e Lushnjës ka nisur nga pasditja e djeshme dezinfektimi i ambienteve publike.

10:25
Presidenti kinez vizitë në Wuhan, aty ku shpërtheu koronavrusi

Presidenti kinez Xi Jingping ka udhëtuar për në Wuhan, për herë të parë që kur në këtë qytet në pjesën qendrore të Kinës shpërtheu epidemia e coronavirusit, i cili më pas u përhap në mbarë botën.

10:22
Koronavirusi/ Në Elbasan nis dezinfektimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve

Në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Bashkia Elbasan ka nisur dezinfektimin e të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

10:20
Manchester City i bindur se Aguero do të qëndrojë edhe pas ndëshkimit nga UEFA

Manchester City është i bindur se Sergio Aguero nuk do të largohet në fund të këtij sezoni, pas ndëshkimit që pranuan nga UEFA.

09:59
Korea Veriore: Kim ka vëzhguar stërvitjet e dyta ushtarake brenda një jave

Lideri verikorean, Kim Jong Un ka vëzhguar stërvitjet e dyta ushtarake brenda një jave, kanë thënë mediat shtetërore të martën, teksa ky vend vazhdon të rrisë kapacitetet në këtë fushë.

09:56
Anulimi i mësimit, Shahini informacion të rëndësishëm për maturantët: Punoni me këto dy libra për testet

Gjatë kësaj periudhe dy javore të mbylljes së shkollave nga frika e koronavirusit, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, iu bën thirrje të gjithë maturantëve të punojnë me librat e Maturës Shtetërore.

09:45
Çmimet e naftës në rënie në bursë

Shqetësimi për pasojat e epidemisë së virusit Corona po rritet gjithnjë e më shumë. Kësaj i shtohet edhe rënia e çmimit të naftës në bursë.

09:44
Lushnjë/ Nis dezinfektimi i shkollave

Në Bashkinë e Lushnjës ka nisur nga pasditja e djeshme dezinfektimi i ambienteve publike.

09:37
Kundërshtoi dhe goditi policin në gjendje të dehur, vihet në pranga 62-vjeçari

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia pasi në gjendje të dehur, kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë.

09:34
Konfirmohen katër raste me coronavirus në Serbi

Numri total i të prekurve me coronavirus në Serbi ka shkuar në katër. Vetëm dje janë konfirmuar dy raste të reja të infektuarve, kështu që numri total shkon në katër.

09:26
Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

Presidenti turk kërkon më shumë solidaritet prej NATO-s. Ndërsa mes tij dhe BE-së ka mosmarrëveshje. Presidentja e Komisionit të BE-së, tha se ndodhemi në një dilemë, por marrëveshja për refugjatët është e vlefshme.

09:19
Meta mesazh ‘të koduar’ me lule: Pranvera nuk ndalet!

Mëngjesin e sotëm presidenti Ilir Meta e ka nisur me një foto pranë një pemë që sapo ka çelur lulet e para.

09:14
Policia operacion në kufi/ Gjoba për kalim të paligjshëm të kufirit, dy të arrestuar

Masa të shtuara ka pasur nga ana e Policisë Kufitare, për kontroll të imtësishëm ndaj automjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

09:09
Goma rezervë e mbushur me cigare, arrestohet një person

Masa të shtuara ka pasur nga ana e Policisë Kufitare, për kontroll të imtësishëm ndaj automjeteve dhe qytetarëve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

08:57
Greqi/ 5 raste të reja me Covid-19

5 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Greqi.

08:53
Artur Metani takon Yuri Kim: Institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti sot në takim ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zj. Yuri Kim dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, z. Luigi Soreca.

08:46
Koronavirusi/ Studimi në Kinë: Mund të qëndrojë në ajër për 30 minuta, distanca e sigurisë 4.5 metra

Koronavirusi mund të qëndrojë në ajër për të paktën tridhjetë minuta dhe të mbulojë një distancë prej rreth 4.5 metrash brenda, siç është për shembull një autobus i vogël, pra shumë më tepër sesa siguria e një ose dy metrave të rekomanduara nga autoritetet shëndetësore në pjesë të ndryshme të botës.

08:31
“Shkoi vetëm disa orë në spitalin e Milanos”/ I infektuari i 6-të me koronavirus në Shqipëri, Erion Braçe jep detaje

Zv. kryeministri Erion Braçe ka dhënë detaje të reja për 31-vjeçarin i cili është i gjashti i infektuar me koronavirus në vendin tonë.

08:21
Arrestohet 56-vjeçari/ Goditi me thikë një 25-vjeçar

Policia e Durrësit ka arrestuar një 56-vjeçar me iniciale P. B.

08:17
Foto/ Kina vendos në përdorim “mjekët robotë” për të trajtuar koronavirusin

Koronavirusi ka alarmuar të gjithë botën. Edhe pse Kina është “njohur” me epideminë vdekjeprurëse që fundin e tetorit e vitit që lamë pas, në vendin tonë vetëm 6 rastet e para janë konfirmuar.

08:13
SHBA-ja kundërshton ashpër krijimin e qeverisë paralele në Afganistan

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Uashingtoni dëshiron të shohë “Afganistanin e bashkuar” dhe kundërshton “çfarëdo veprimi për të krijuar qeveri paralele”.

07:52
Tragjike/ Humb jetën tre vjeçarja, rrëzohet nga trampolina rreth 30 metra e lartë

Anëtarët e familjes shprehen se kanë parë një tmerr të vërtetë, kur vajza e tyre tre vjeçare u rrëzua nga një trampolinë e lartë rreth 30 metra, duke përfunduar më pas në rërë dhe si rezultat i plagëve të marra ka ndërruar jetë disa orë pasi u dërgua në spital, shkruajnë mediat e huaja.

07:41
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

07:21
Kosovë/ Qeveria mblidhet për projektligjin për buxhetin 2020

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje ku do të paraqitet edhe projektligji për buxhetin e vitit 2020. Këtë e konfirmoi kryeministri Albin Kurti i cili dje tha se pas miratimit të programit, atij do t’ia bashkëngjisin planin e punës e në tavolinën e ministrave do të jetë edhe projektligji për buxhetin.

06:53
Mënyrat natyrale si të largoni shpejt simptomat e gripit

Sezoni i gripit fillon në Tetor dhe mbaron në Maj, duke i bërë të gjithë këtaj muaj një sfidë të vërtetë për tu përballuar. Kjo gjendje shkaktohet nga viruse të ndryshme që futen brenda organizmit e për të cilat ende nuk ka një kurë të menjëherëshme. Kur trupi sulmohet nga këto baktërë të këqija duhet të presësh derisa gripi të kalojë përgjatë ditëve. Konsultat me mjekun dhe medikamentet janë patjetër një domosdoshmëri, por edhe kujdesi personal është i nevojshëm.

06:36
Ujë, mjaltë e limon esëll në mëngjes për imunitet të fortë

Uji me limon është një nga mënyrat më të mira për të hidratuar organizmin dhe ofruar atij një dozë të fortë të vitaminës C. Ai përbën një kurë ideale për një fillim të mbarë të ditës, sidomos për ata që kanë probleme me tretjen. Limonët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe antioksidantëve.

06:18
Covid-19/ ISHP Jep 5 mënyra për tu mbrojtur nga rreziku

Përhapja e koronavirusit COVID-19 është një temë e nxehtë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë globin. Me konfirmimin e dy rasteve të para në vend, autoritetet kanë bërë thirrje që të ruani qetësinë, por edhe të bëni kujdes me higjenën. Institucionet shtetërore kanë bërë thirrje të bëni kujdes dhe të informoheni mbi masat e duhura për parandalim.

05:52
A.Saudite: Deri në 133,000 dollarë gjobë për fshehje të gjendjes shëndetësore

Arabia Saudite ka thënë të hënën se do të vendosë gjoba deri në 133,000 dollarë nëse njerëzit nuk raportojnë informacionet mbi gjendjen shëndetësore dhe të dhënat për udhëtimet e fundit në pikat kufitare, transmeton agjencia e lajmeve Reuters. Ky është vetëm një prej vendimeve të marra nga ky shtet i Gjirit Arab, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit të ri.

05:34
Vendoset masa e karantinës për të gjithë personat që arrijnë në Izrael

Secilit person që arrin në Izrael do t’i kërkohet ta vendosë veten në karantinë për 14 ditë me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Nentanyahu.

05:16
Trupat amerikane “kanë nisur të largohen” nga Afganistani

Një zyrtar amerikan ka thënë se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë nisur të largohen nga Afganistani, siç parashihet me marrëveshjen e fundit të nënshkruar mes SHBA-së dhe talibanëve. Ky zyrtar, që ka folur në kushte anonimiteti, i ka thënë agjencisë së lajmeve, Associated Press më 9 mars, se qindra ushtarë amerikanë tani janë duke u larguar nga Afganistani.

04:51
Digjen mijëra makina të votimit në Venezuelë

Këshilli zgjedhor në Venezuelë ka thënë se një zjarr në një depo afër kryeqytetit Karakas, ka shkatërruar shumicën e pajisjeve të votimit, që janë mbajtur aty. Shefja e Këshillit Zgjedhor, Tibisay Lucena, ka thënë se 50,000 makina të votimit dhe 582 kompjuterë kanë pësuar nga flakët.

04:19
Në Afganistan, dy betime për president

Presidenti afgan, Ashraf Ghani u betua për mandatin e dytë si president por ndërkohë edhe rivali i tij, Abdullah Abdullah, ka mbajtur një ceremoni të ngjashme. Qindra persona kanë qenë pjesë e ceremonive të inaugurimit, që u zhvilluan në dy pallate afër njëri tjetrit në qendër të Kabulit.

03:50
Kamala Harris mbështet Joe Bidenin për president

Në listën e atyre që mbështesin ish-Nënpresidenti Joe Biden në garën për president është futur edhe senatorja pak kohë më parë rivale e tij, senatorja Kamala Harris.

03:26
Tronditen bursat, 7 për qind rënie në Wall Street

Vlera e aksioneve në Wall Street ra të hënën me rreth 7 për qind dhe Dow Jones humbi 2 mijë pikë, në rënien më të thellë brenda një dite në histori. Tregjet e aksioneve u hapën në panik të hënën në mëngjes, pas një rënieje prej 22 për qind të çmimeve të naftës.

02:57
Koronavirusi, sa do të jetë vdekshmëria globale?

Zyrtarët e shëndetit publik dhe epidemiologët nuk kanë ende një mendim të përbashkët për shkallën e vdekshmërisë së virusit COVID-19; parashikimet e tyre shkojnë nga 1 deri në 3.4 për qind të personave të infektuar.

02:28
Turqia dhe Bashkimi Europian diskutojnë çështjen e emigrantëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takohet me zyrtarët e Bashkimit Evropian, për të diskutuar çështjen e migrantëve, dhe përsëriti thirrjen e tij, për më shumë ndihmë në përballimin e miliona refugjatëve nga Siria fqinje e shkatërruar nga lufta.

01:58
Armani kundër koronavirusi, dhuron 1.25 milionë euro për spitalet italiane

Giorgo Armani ka dhuruar 1.25 milionë euro për një varg spitalesh dhe institucionesh italiane të përfshira në luftën kundër përhapjes së koronavirusit në vend. Dy spitale dhe dy institute në Milano dhe Romë do të përfitojnë nga donacioni.

01:27
E gjithë Italia “zonë e kuqe”, 97 të vdekur në orët e fundit. Në total bilanci i viktimave 463, të infektuar 7985 persona

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte njoftoi të hënën në mbrëmje se janë vendosur kufizime lëvizjeje në gjithë vendin në përpjekje për të penguar zgjerimin e koronavirusit dhe se e gjithë Italia është zonë e kuqe. Conte tha se një dekret i ri qeveritar kërkon nga të gjithë qytetarët e Italisë të dëshmojnë nevojën për të lëvizur për punë, shkaqe shëndetësore ose arsye të tjera të kufizuara për të udhëtuar jashtë zonave ku ata jetojnë.

00:54
Babë e bir të izoluar, ja si po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë dy personat e parë me koronavirus

Koronavirusi mbërrin në Shqipëri. Ka qenë një 28 vjeçar që ka udhëtuar drejt Firenzes për disa ditë dhe më 26 shkurt është kthyer në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të Muriqanit, ku dyshohet se më pas ai ia ka transmetuar virusin edhe babait të tij.

00:36
‘Jemi në luftë’- mjekja shqiptare në Milano tregon në Open situatën në Itali

Juna Anagnosti, një mjeke në Milano foli në Open në Top Channel me anë të një lidhje skype ku tregoi situatën në Itali.

00:00
Tërmet i fuqishëm në Greqi, ja epiqendra dhe magnituda

Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë, në një moment kur e gjithë vëmendja është tek koronavirus. Tërmeti ishte me magnitudë 4.0 të shkallës rihter.

E hënë, 09 Mars 2020
23:30
Shtohet numri i të infektuarve, regjistrohen edhe 4 raste të reja me koronavirus

Është shtuar numri i të infektuarve me koronavirus. Janë rregjistruar edhe 4 raste të reja me Covid-19. Tani numri në total është 6 persona të infektuar.

22:56
Mjekët shqiptarë komentojnë rastet e para të koronavirusit

Autoritetet shëndetësore konfirmuan dy raste personash të prekur nga corona-virusi, baba e bir, të ardhur në Shqipëri nga Firence e Italisë.

22:46
Foto sa 1000 fjalë/ Situata alarmante në Itali në një foto të vetme

Italia ndodhet në një alarm të vërtetë si pasojë e koronavirusit të ri. Gjendja kaotike u konfirmua dhe nga kryeministri italian Giusepe Conte, i cili në një konferencë për shtyp e shpalli të gjithë territorin e vendit të tij, zonë të kuqe, duke ndaluar si rrjedhojë të gjitha lëvizjet e brendshme.

22:26
Kukësi “lan duart” me titullin, Vllaznia zhyt në krizë Partizanin

Ndryshimi në pankinë nuk solli aspak efekt te Kukësi, që në dy ndeshje me Orges Shehin në stol ka marrë vetëm një pikë dhe distance ndaj Tiranës së vendit të parë ka shkuar në plot 9 pikë, që duket se do të jetë e vështirë për t’u përmbysur.

22:17
Kryeministri Conte firmos dekretin, ndërpritet kampionati italian

Pas apelit të ministrit të Sporteve Vincenso Spadafora dhe kreut të Federatës italiane Massimo Gravina, ka ardhur më në fund edh reagimi i kryeministrit Italian Giuseppe Conte, që nëpërmjet një konference për shtyp njoftoi për ndërprerjen e çdo lloj manifestimi, përfshi edhe ndeshjeve të futbollit, deri më 3 prill.

22:13
Top Talk: Ja pasojat e Coronavirusit në burgje. Ministrja e Drejtësisë flet për masat dhe kufizimet

Në studion e emisionit “Top Talk’ të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Në studio biseda u orientua edhe për masat e ndërmarra nga qeveria për sa i përket koronavirusit.

22:04
Me çfarë po trajtohen dy të infektuarit me Covid-19? E zbulon në Open drejtoresha e Infektivit

Si do përballemi me Covid-19 është tema e diskutimit sonte në Open në Top Channel ku panelistët po tregojnë se  gjendja e dy të infektuarve është e qëndrueshme.

22:02
Koronavirusi/ E gjithë Italia vendosi kufizime, Conte: ‘Zonë e kuqe’, ndalohet lëvizja

E gjithë Italia nga nesër do të jetë një karantinë kundër koronavirusi. Lajmi është konfirmuar nga kryeministri Italian Conte i cili ka vendosur që i gjithë vendi të futet në karantinë duke ndaluar lëvizjet e brendshme.

21:58
Trump minimizon ndikimin e koronavirusit në jetën e amerikanëve: “Asgjë nuk është ndalur”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke u përpjekur të mos i japë rendesi rrezikut nga koronavirusi vrasës, ka kujtuar se vetëm vitin e kaluar, 37 mijë amerikanë kanë vdekur nga gripi i zakonshëm.

21:57
FOTO/ Një pacient mbërrin tek infektivi me ambulancë

Gazetarja e Top Channel Kristit Gongo ka qenë në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Spitali Infektiv, i cili është kthyer në karantinë.

21:48
Dyshohen për Koronavirus, flasin për Top Channel çifti nga Skrapari: Nuk janë të vërteta ato që thuhen

TIRANË- Një çift nga Skrapari pasditen e sotme janë paraqitur në QSUT në kryeqytet me simptoma të ngjashme me koronavirusin.

21:38
Shënimet sekrete të John Kennedy mbi historitë e dashurisë, duke përfshirë dhe atë me Marilyn Monroe

Disa shënime të reja të ish-presidentit të vrarë amerikan John F Kennedy kanë dalë së fundmi në sipërfaqe, ku zbulohet frika e tij se së shpejti historitë e dashurisë do të ekspozoheshin.

21:34
Koronavirusi/ “Po ndjek situatën hap pas hapi”, Presidenti Meta apel qytetarëve: Ndiqni udhëzimet

TIRANË – Presidenti i Republikës, Ilir Meta me anë të një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë ku së fundmi dy persona, babë e birë, u konfirmuan pozitiv ndaj këtij virusi.

21:29
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve infektive tregon në Open: 28 vjeçari është pacienti 0

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino foli në Open për koronavirusin dhe për pacientin 0.

21:27
Drejtoresha e infektivit tregon se si janë zbuluar dy personat me koronavirus

Drejtoresha e Infektivit, Najda Como, është e ftuar në emisionin Open dhe po flet për personat e prekur nga Koronavirusi.

21:12
Si do të dukeshin sot më të famshmit, nëse do të ishin njerëz të zakonshëm

Jemi mësuar t’i shohim njerëzit e famshëm gjithmonë të shkëlqyeshëm e në formë maksimale, prandaj është e vështirë për ne t’i imagjinojmë ata ndryshme.

21:02
Koronavirusi/ Rëndohet bilanci i të prekurve në Kroaci

Rasti i 13-të i infeksionit me koronavirus është konfirmuar sot në Kroaci.

20:58
Koronavirusi/ Presidenca ngre “Task Forcë”…

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook se presidenca ka ngritur një Task Forcë për të përballuar Koronavirusin.

20:51
Prifti që shtrëngoi dorën me besimtarët diagnostikohet me koronavirusin, qindra thirren të testohen

Një prift që ka shtrënguar dorën me qindra besimtarë në SHBA është diagnostikuar me koronavirusin e ri.