“Duhet të ruaj rivalitetin!”/ Skerdi Faria: Pse gruaja të rregullohet kur dalim në restorant, kur ne …

08/06/2020 19:04

I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte doktor Skerdi.

Skerdi është një personazh pa komplekse dhe nuk ka drojë të thotë hapur atë që mendon. Teksa në studio po flitej për takimet me partneren apo partnerin në restorant, Skerdi reagoi dhe tha se nuk ka kuptim që gruaja të kurohet kur është në takim me të, sepse ato bashkë qëndrojnë gjatë gjithë kohës.

“Partneri kur të shikon në shtëpi gjithë ditën, çfarë ndryshimi ka të shkosh në restorant tani dhe të lyhet dhe të kontrollohet. Duhet të ruaj rivalitetin, sepse ndryshe nuk i dihet e përlan tjetri”, tha Skerdi.

“Po e kam dëshirën, por nëse je për në restorant unë me partneren nuk ka përse gruaja të rregullohet. Partneri kur të shikon në shtëpi gjithë ditën, çfarë ndryshimi ka të shkosh në restorant tani dhe të lyhet dhe të kontrollohet. Duhet të ruaj rivalitetin, sepse ndryshe nuk i dihet e përlan tjetri. Në momentin që del, nuk del thjesht për bashkëshorten, por del për veten tënde dhe për të tjerët që të shohin. Kur del, ndodhesh dhe nën vështrimin e të tjerëve”, tha doktor Skerdi.

Top Channel