Nga foltorja e Parlamentit, Kryeministri Edi Rama foli për premtimin e tij sa i takon votës se emigrantëve.

“Emigrantët Partia Socialiste. Si i mashtruam ne? Ne nuk jemi karagjozë. Ne kemi vendosur në draft që KQZ-ja merr detyrën të realizojë votën e emigrantëve.

Por, a mund te realizojë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve votimin e emigrantëve? Eksperti zgjedhor Kristaq Kume është i mendimit qe KQZ nuk mund ta garantojë një proces te tillë, ndërsa Ilirjan Celibashi flet për kohë.

“Nuk mund te jetë KQZ, që te garantojë se ky proces nuk do te goditet nga palët. Nuk është KQZ qe mund te marrë vendimin se cila do jetë fuqia e votës se emigrantëve, sepse teorikisht mund te ndodhë qe vota e emigrantëve te jetë ajo qe do komandojë strukturën politike te Kuvendit te Shqipërisë dhe jo shqiptarët qe banojnë këtu. Patjetër kodi zgjedhor duhet te ketë dispozitat përkatëse sesi duhet te realizohet një votim i tillë jashtë territorit te vendit”.

“Ne një vend tjetër kjo do konsiderohej gati e pamundur dhe do ishte e vështirë se çdo institucion zgjedhor i nivelit te lartë ta merrte përsipër. Por Shqipëria duke qenë vend i vogël edhe pse ka një numër te madh qytetarësh qe votojnë jashtë territorit te Republikës se Shqipërisë ka shance teorikisht qe kjo mund te realizohej. Por te thashë me kushtin që ndryshimet ligjore te perfundojnë e sa me shpejt te jete e mundur dhe institucioni qe do jetë përgjegjës për përgatitjen e infrastrukturës te ketë te paktën një minimum kohë ne dispocizion”.

Votimi përmes postës është i realizueshëm në vlerësimin e dy ish drejtuese te komisionit qendror te zgjedhjeve nëse ka vullnet politik.

“Si metodë më e mirë më efektive me me shumë besim te palëve mbi te është votimi nëpërmjet postës. Koha nuk është faktor limitues për ta realizuar këtë, por është vullnet”.

“Zgjidhja më e pranueshme do jetë përmes postës. Ky lloj votim si nga pikëpamja teknike nuk është i komplikuar, por kërko kohën e vetë për pjesën e infrastrukturës.

Partitë e mëdha premtojnë prej vitesh se do mundësojnë votimin e emigrantëve, por ky premtim arkivohet sa herë ne vend ka zgjedhje. Arsyet janë të shumta por ajo që mbizotëron mes emigrantëve është se politika nuk ka mundësi ta blejë apo manipulojë votën e tyre”.

Top Channel