Fotot/ Me vlerë mbi 1 milionë dollarë, zbulohet thesari i fshehur në pyll nga koleksionisti në SHBA

08/06/2020 19:16

Forrest Fenn, njeriu që kishte krijuar ‘gjuetinë e thesarit’ me një vlerë prej 1 milion dallarësh, u shpreh se sënduku që ishte fshehur në pyll është gjetur.

Ai ka shtuar se sonduku nuk kishte lëvizur asnjë centimetër nga vendi ku e kishte lënë 10 vite më parë, por tashmë ndihet edhe pak i trishtuar pasi gjuetia e thesarit nuk do të jetë më.

89-vjeçari, koleksionist artefaktesh antike, shtoi se nuk e dinte kush e kishte gjetur, por zbuloi se një poeme e botuar në një libër të tij e kishte dërguar zbuluesin drejt e te thesari.

Sipas asaj që raporton Feen se njeriu që e gjeti sëndukun nuk donte të identifikohej, por kishte konfirmuar gjetjen duke i dërguar fotografi të gurëve të çmuar.

Ndërkohë ideja për të fshehur thesarin në pyll sipas Fenn, i kishte ardhur si një mënyrë për të rigjallëruar zonë duke frymëzuar njerëzit të vizitonin Malet Shkëmborë.

Të dhënat për të gjetur vendndodhjen e thesarit ishin publikuar, mes të tjerash në një poemë me 24 rreshta në autobiografinë e Fenn, në vitin 2010. Sipas tij, rreth 350 mijë njerëz nga e gjithë bota shkuan atje për të kërkuar thesarin, disa prej tyre madje lanë edhe punët për t’iu përkushtuar me kohë të plotë gjetjes së tij.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel