“Më larguan disa zjarrfikës nga ndërtesa shumë afër vendit”, Trump tregon historinë për sulmet e 11 shtatorit: Menduam se ndërtesa do binte mbi ne 08/09 23:02
Ish-polici i Minneapolis, Derek Chauvin u paraqit sot virtualisht me lidhje video në gjykatën e Minneapolis ku gjykatësja Jeannice Reding aprovoi kërkesën e prokurorit për garanci të pakushtëzuar në shumën $1.25 milionë, ose $1 milionë e kushtëzuar.
Kushtet e përmendura përfshijnë zbatimin e ligjeve, paraqitje të ardhshme, mos përfshirjen në punë me agjensi të sigurisë, mos-largimin nga Minnesota, dhe asnjë kontakt me familjen e George Floyd.
Chauvin — i cili shtypte me gju në qafën e George Floyd për tetë minuta teksa ai lutej për të marrë frymë — u arrestua muajin që kaloi për vrasje të gradës së tretë, që më pas u rëndua në gradë e dytë.
Top Channel