Avionët rusë “kapin mat” aeroplanin ushtarak britanik mbi Detin e Zi, provokime të vazhdueshme në ajër 20/05 23:02
Agjencia e mbikqyrjes së policisë në Britani ka nisur punën pas vdekjes së një 35 vjeçari që mbahej në stacionin e policisë së Torquay.
Simeon Francis ishte gjetur pa ndjenja në qelinë e tij më 20 maj dhe më vonë u shpall i vdekur. Autoriteti i policisë tha se Francis ishte arrestuar po atë natë në Exeter dhe ishte transportuar me furgon në stacionin e Torquay.
Drejtoresha rajonale Catrin Evans tha. ‘Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e zotit Francis pas vdekjes së tij. Ne do të japim të gjithë informacionet teksa ato dalin gjatë hetimeve’.
Një hetim paraprak post-mortem është zhvilluar mbi trupin e të ndjerit por nuk ka përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.
Top Channel