Aktorja Jennifer Aniston ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të ndihmuar në luftimin e koronavirusit.

Ylli i serisë “Friends” vendosi ta shiste portretin e saj nga 1995 në një ankand të quajtur RADArt4Aid, të organizuar nga kompania britanike Christie’s.

Jennifer ishte 26-vjeç në kohën kur u fotografua, dhe pas kamerës ishte fotografi Mark Seliger. Aktorja nuk ishte e famshme atë kohë, pasi “Friends” kishte premierën e saj vetëm një vit më parë.

Fotografia e Jennifer lakuriq përfundoi në revistën Rolling Stone, për të cilën Seliger punoi nga 1992 deri 2002. Gjatë asaj periudhe, ai fotografoi edhe yje të tjerë, si Leonardo DiCaprio, Bruce Springsteen dhe Kurt Cobain.

Fotografitë e tyre, së bashku me një portret lakuriq të Jennifer Aniston dhe 22 foto të tjera të të famshmëve gjithashtu do të përfundojnë në ankand, transmeton KosovaPress.

FOTO GALERI
1/8
HOLLYWOOD, CA - DECEMBER 06: Jennifer Aniston attends the premiere of Netflix's 'Dumplin' at TCL Chinese 6 Theatres on December 6, 2018 in Hollywood, California. (Photo by Axelle/Bauer-Griffin/FilmMagic)

Top Channel