10 golat e futbollistit Idi Batha/ Golashënuesi i ekipit të Tiranës

08/06/2020 15:53

Me 10 golat e shënuar, Idi Batha është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj ecurie triumfatore të bardhebluve.

Fitorja e së dielës ndaj Luftëtarit, përveçse i afroi më tepër tek objektivi bardheblutë, solli edhe zyrtarizimin e rënies nga kategoria të Luftëtarit dhe për këtë kontribuoi edhe gjirokastriti i Tiranës, Idi Batha.

Nuk më vjen mirë që Gjirokastra ndodhet në këto pozita që është e ndjek këtë ekip dhe e dua shumë si qytet Gjirokastrën, por nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë të them të drejtën pasi në fund të fundit jemi profesionistë dhe dikush duhet ta bëjë këtë punë”, u shpreh Batha.

Pyetje: U duk sikur në një farë mënyre do të ishte më e vështirë, por si ndeshja me Bylisin dhe ndeshja me Gjirokastrën u duk sikur e ka të shtruar Tirana apo është më lartë se të tjerët?

“Nuk janë këto dy ndeshje që tregojnë formën e Tiranës janë pothuajse një kampionat i gjithi që Tirana tregon që është më lart se të tjerët”, tha futbollisti i Tiranës.

Pyetje: Batha e ka filluar karrierën si futbollist me fëmijët e Partizanit më pasa ka kaluar tek Tirana deri tek të rinjtë, për të kaluar tek ekipi i parë i të kuqve dhe tani sërish tek Tirana. Për këtë bën tifo Idi?

“Më pëlqen të luaj futboll në radhë të parë pastaj ekipi si të thuash sa më i mirë të jetë aq më mirë për mua”

Pyetje: Sigurisht që pasioni dhe dëshira për futboll mbizotëron, por pasioni për ngjyrat për kë është?

“Po pasioni për ngjyrat mendoj se ka qenë kur isha më i ri dhe më i vogël ndërsa tani është pasioni më tepër për të mbajtur familjen time dhe për t’u kënaqur vetë. Tani nuk i shikoj më ngjyrat të jem i sinqertë.”

Pyetje: Mes golave të shumtë që ke shënuar, kë do të veçoje më tepër?

“Janë dy faktikisht, goli i parë që shënova në stadiumin e ri në në derbi kundër partizanit me kokë sepse ishte ndeshja e parë e dy ekipeve shqiptare që luanin në “Air Albania”, ishte një emocion i veçantë, por sigurisht edhe goli me faull kundër Kukësit që mendoj se ka bërë kthesën e ekipit që është deri këtu tani”

Pyetje: Në përfundim të këtij sezoni të përfundon edhe kontrata, a do të vazhdoni tek Tirana?

“Sigurisht është dëshira për të vazhduar, vetëm po erdhi ndonjë ofertë nga ndonjë ekip jashtë Shqipërisë që mund të jetë ndonjë opsion më i mirë se Tirana, por që dëshira për të vazhduar është.”

Pyetje: Kujt ia dedikoni këtë sezon të shkëlqyer që po përfundoni, në aspektin personal por edhe në këndvështrimin e ekipit?

“Këtë sezon ia dedikoj të gjithë suksesin gocës sime, ajo ka qenë motivimi im kryesorë dhe çdo ndeshje mendoj atë dhe futem në fushë.”

Top Channel