Nga çaji me kripë te qumështi i kalit, brenda jetesës së lashtë të fisit nomad (FOTO)

08/06/2020 16:23

Nëse dëshironi një aventurë të paharrueshme dhe shumë të veçantë, mund të shkoni të vizitoni një familje nomade në Mongoli.

Aty do të merrni një shije nga mënyra e tyre e lashtë e jetesës, e cila vështirë që ka ndryshuar në mijëra vjet.

Sadie Whitelocks i “MailOnline Travel” udhëtoi nga kryeqyteti Mongol i Ulaanbaatar në shkretëtirën Gobi. Ai ka treguar eksperiencën e tij verën e kaluar, me këta njerëz të guximshëm.

Nomadët dhe gjysmë-nomadët përbëjnë rreth një të treten e popullsisë Mongole. Ata janë shumë tradicionalë dhe zakonisht mbajnë rreth 1.000 kafshë për të mbijetuar.

Ata jetojnë në tenda të luajtshme të quajtura ‘gers’, të cilat qëndrojnë të freskëta gjatë stinës së verës dhe ngrohen në dimër, kur temperaturat mund të bien edhe në -40C.

Në ditët e sotme, nomadët kanë disa përfitime të tipit, automjetet 4×4, panelet diellore për energji dhe televizion. Por pjesa më e madhe e jetës së tyre është e lidhur me jetesën e lashtë.

Familjet atje i treguan Sadie-s se si merrnin qumështin e kalit, dy herë në ditë. Gjithashtu i ofruan asaj çajin e kripur tradicional. Kjo pije përmban kripë, qumësht, gjalp, çaj jeshil dhe sheqer, shkruan “Daily Mail”.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel