E martë, 10 Mars 2020
19:40
Burri mbijeton nën gërmadha 69 orë pasi shembjes së hotelit

Një burrë kinez ka mbijetuar nën gërmadha ku po qëndronte në një hotel të karantinuar nga koronavirusi për 69 orë, ndërsa nën gërmadhat e këtij hoteli kanë humbur jetën 20 persona që nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

19:38
Frikë në Britaninë e Madhe/ Brenda dy javësh mund të përfundojë si Italia

Mbretëria e Bashkuar mund të shkojë drejt një krizë të koronavirusi si ajo që ka goditur fort Italinë, paralajmërojnë ekspertë të rëndësishëm vendas.

19:26
“Italianët u tallën me koronavirus, ja si u sollën me pacientin që donte të testohej”

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, neuropediatria Migena Bedeni Kika, ndau me shikuesit një ngjarje që kishte ndodhur në një sallë operimi në Itali, aty ku ishte e pranishme vetë e bija.

19:25
Erdhi nga Milano, doktoresha tregon si e bija i shpëtoi koronavirusit!

Neurpoediatria Migena Bedeni Kika ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi eksperiencën me vajzën e saj studente në Itali, që shpëtoi pa u prekur nga Coronavirus.

19:24
Moderatorja pranon depresionin pas lindjes: E frikshme, s’e besoja që bebi ishte i imi!

Moderatorja simpatike, Genta Cana, ishte e ftuar në “ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për dasmën madhështore me partnerin e saj si edhe eksperiencën si nënë e re.

19:23
Basha vijon debatin e hapur me Ramën në Twitter: Qeveri e Ministri rrumpallë…

Kreu i PD, Lulzim Basha ka vijuar debatin e hapur në rrjetet sociale me kryeministrin Rama për sa u përket maskave të skaduara të shpërndara për masat parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

19:19
“Të infektuarit nuk ishin në varrim”/ Përgënjeshtrimi nga fshati Gomsiqe i Pukës

Në portale u shpërnda lajmi se dy të infektuarit e parë nga koronavirusi kishin qenë disa ditë më parë në Gomsiqe të Pukës në një ceremoni varrimi.

19:13
Një e infektuar në Durrës/ E sëmura ndodhej në spital prej disa ditësh, u kthye nga Italia

Në spitalin rajonal të Durrësit është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i prekur nga Covid-19.

19:11
I riu hedh cigaren e pafikur, merr flakë magazina poshtë pallatit tek Fresku. Alarmohet e gjithë zona

Një zjarr ka rënë në një magazinë në Fresk para pak minutash dhe ka alarmuar të gjithë zonën.

19:09
1 mijë euro mjekëve e infermierëve/ Shpërblim gjithë shërbimit shëndetësor që është në frontin e parë me koronavirusin

Shqipëria është rreshtuar tashmë në këtë luftë botërore përballë këtij virusi të panjohur deklaroi ne mbledhjen e qeverisë kryeministri Edi Rama nga ku anoncoi një paketë financiare shtesë për të gjithë personelin shëndetësor që është ne frontin e pare në luftën me koronavirus.

19:09
Vatikan/ Mbyllet Sheshi ”Shën Pjetri”

Vatikan- Sheshi ”Shën Pjetri” dhe bazilika e tij janë mbyllur për shkak të masave të ndërmarra për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

19:08
Top Talk: Sociologu Gëzim Tushi zbërthen trekëndëshin e ndërveprimit të koronavirusit

Në studion e “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar sociologu Gëzim Tushi. Në studio u fol në lidhje me alarmin global që ka shkaktuar koronavirusi i ri, që së fundi ka prekur dhe vendin tonë me 10 rastet e para të konfirmuara deri më tani. Sociologu e ndau gjendjen e krijuar në tre komponentë duke e emërtuar si “trekëndëshi i ferrit”, ku përfshiu panikun, komponentin social dhe  komponentin medikal.

18:48
“Play off” për titullin/ Për Serie A studiohen 4 hipoteza

Emergjenca e shkaktuar nga koronavirusi në mbarë botën ka kushtëzuar pashmangshmërisht edhe sportin, dhe në serinë A, situata është bërë kaotike.

18:44
Rama i përgjigjet Bashës: Vare fyellin në mur, nuk është koha për politikë

Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter i është kundërpërgjigjur kreu të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasi ky i fundit situatën e krijuar nga koronavirusi ndryshe nga Rama nuk e quajti luftë.

18:40
Macron jep alarmin: Ky është fillimi i epidemisë!

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi të martën se Franca është “vetëm në fillim” të shpërthimit të koronavirusit të ri, që ka lënë të vdekur 25 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 1.400.

18:37
Çfarë fshihet në fshatin Mokër të Pogradecit, ku dikur jetonte një mbretëri e tërë?

E bukur Mokra dhe të mirë mokrarët, saqë kur largohesh nga ky tempull që mbretërit e konsideronin të shenjtë, e vetmja gjë që mendon me vete është: “Sa shumë gjëra nuk di “.

18:34
Sa ditë duhet që të shfaqen simptomat e Covid-19

COVID-19 është kthyer në një kërcënim për të gjithë popullsinë dhe masat e marra për ta parandaluar atë janë nga më drastiket e të nevojshmet.

18:28
Lajmi i shpërndarë nga Kina për koronavirusin: Shërohet me ujë me limon!

Në internet qarkullon një lajm, i cili thuhet se mbështetet në mesazhin e një studiuese kineze, Shenme Minzi.

18:25
Koronavirusi në Itali/ 168 viktima në 24 orët e fundit

Emergjenca e koronavirusit në Itali nuk ka të ndalur. Numri i vdekjeve shkoi në 631, apo 168 brenda 24 orësh, që do të thotë dyfishi krahasuar me një ditë më parë.

18:25
Senatori amerikan: Po nuk u hoqën tarifat, të rishikohet prania USA në Kosovë!

Senatori amerikan, David Perdue, shkroi të martën se Shtetet e Bashkuara duhet të rishqyrtojnë praninë në Kosovë, nëse ajo nuk heq tarifat ndaj Serbisë.

18:23
Gruaja shtatzënë e rrahur për spital nga i shoqi, kërkon deportimin e tij

Një grua shtatzënë e rrahur rëndë nga burri i saj kërkon së fundmi që “mjeshtri manipulues” të deportohet nga vendi pas lirimit nga burgu, pasi trembet se tani do ta vrasë.

18:19
Blogerja italiane dhe i shoqi mbledhin brenda ditës 3 milionë euro për luftën kundër koronavirusit

“Faleminderit të gjithëve, bashkë jemi të pamposhtur”, me këto fjalë i është drejtuar blogerja e famshme Chiara Ferragni ndjekësve të shumtë të saj që i janë bashkuar fushatës për mbledhjen e fondeve, të cilat do t`i shkojnë më pas njësisë së terapisë intensive në spitalin San Raffaele të Milanos, ku stafi po lufton pa reshtur kundër epidemisë së koronavirusit.

18:19
Manastirliu: Pension në shtëpi me kosto zero, ja masat e reja për frenimin e përhapjes së COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është shprehur se pensionet do u dërgohen të gjithëve në shtëpi dhe me kosto zero.

18:13
Deputeti rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit, Spanja pezullon parlamentin

Spanja pezulloi parlamentin pasi një deputet rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri që ka marrë 35 jetë njerëzish në këtë vend, duke e bërë një ndër më të prekurit në Europë pas Italisë.

18:13
E bujshme, Juventus-Lyon mund të luhej në “Air Albania”, por…

E bujshme, sfida e kthimit të raundit të 1/8-ave të Champions League mes Juventus dhe Lyon mund të luhej në “Air Albania”, ishte ky një nga planet e klubit bardhezi për ta luajtur me tifozë këtë suprsfidë, por gjithçka ka dështuar për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në Itali dhe Shqipëri. Në vendin fqinj situata është përkeqësuar ndërsa në Shqipëri janë regjistruar 6 rastet e para me virusin COVID-19.

18:12
Presidenti i Serie A: Fituesi? Mund të përcaktohet me Play Off

Seria A dhe çdo event tjetër sportive në Itali është ndërprerë deri më datën 3 prill, ndërsa orët e fundit janë shtua shqetësimet në lidhje me kohën kur do të mbyllet kampionati dhe si do të shpallet fituesi.

18:10
Ja çfarë masash mori Koreja e Jugut që arriti ta ulte numrin e infektimeve!

Koreja e Jugut ka shënuar një rënie të numrit të rasteve të infektimeve, të cilat të premten ishin 518, ndërsa të hënën 165.

18:10
Basha i kundërpërgjigjet Ramës: Maskat e skaduara nuk i mbrojnë mjekët, nuk jemi në luftë

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama për sa u përket maskave të shpërndara për gjithë personelin shëndetësor në mbarë vendin, ka ardhur edhe një përgjigje nga kreu i opozitës, Lulzim Basha i cili më parë tha se janë të skaduara.

18:07
Çfarë ndodhi me personin e dytë në botë që u shërua nga SIDA!

18 muaj pasi u bë personi i dytë në botë që shërohej nga HIV-i, Adam Castillejo, që deri vonë njihej si “pacienti i Londrës”, nuk ka asnjë shenjë të virusit.

18:05
“Kim Kardashian” polake që zhvati milionerin e famshëm (FOTO)

Justyna Gradek u bë e famshme pas lidhjes me milionerin Philipp Plein, të cilit i zhvati 30 mijë Euro për të bërë shopping në aeroport, e në dhjetor të 2018 dizenjuesi 42 vjeçar e paditi.

17:52
Pasi një nga të dashurit vret tjetrin, gruaja zgjedh të kthehet te ish-burri

Një grua e bllokuar në një tre-katër-këndësh dashurie ka thënë së fundmi se është kthyer te ish-burri i saj pasi një nga dy të dashurit e mëparshëm kishte vrarë tjetrin gjatë rivalitetit.

17:26
Koronavirusi/ SHBA: Siç Meta, Rama e Basha ranë dakord, është koha për qetësi e përgjegjshmëri

Ambasada e SHBA në Tiranë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me shtimin e rasteve të personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

17:24
Maqedoni, mbyllen për 14 ditë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore

Pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që të mbyllë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore. Kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

17:18
86 vjeçarja amerikane rezulton me Koronavirus, më 3 mars kishte qenë në Tiranë

Një 86 vjeçare amerikane ka rezultuar me Koronavirus dhe këtë lajme ka dhënë ministri i shëndetësisë së Turqisë.

17:13
Rinas/ Riatdhesohen 104 shqiptarë nga Franca e Gjermania, kontrolle të rrepta për koronavirus

Rinas- 104 shqiptarë janë riatdhesuar ditën e sotme nga Franca dhe Gjermania, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil.

17:13
Aktivistet ‘topless’ bllokojnë urën në Londër në protestë për klimën në Ditën e Grave

Aktiviste të zhveshura të lëvizjes së sensibilizimit ndaj ndryshimeve klimatike ‘Extinction Rebellion’ bllokuan urën Waterloo Bridge teksa 31 prej tyre krijuan një zinxhir për të evidentuar pasojat e klimës dhe emergjencës ekologjike te gratë.

17:12
Historia globale e pandemive

Që nga kohët e largëta të Dhiatës së Vjetër deri më sot, historia e pandemive është pothuajse e gjatë sa historia e njeriut. Çdo shpërthim masiv pothuajse ka të bëjë me urbanizimin dhe veçanërisht me “problemet e vogla” gjatë globalizimit. Në shekullin e 21-të, denduria e pandemive vdekjeprurëse ka qenë në rritje, gjë që na detyron të rishikojmë të metat në raundin e fundit të urbanizimit dhe t’u hedhim një sy mësimeve nga historia.

17:04
Koronavirusi/ Rama: Rastet e të prekurve do të rriten… të bëjmë kujdes, nuk duhet të kthehemi në vrasës

Kryeminsitri Rama në mbledhjen e qeverisë këtë pasdite për masat kundër përhapjes së koroanvirusit është shprehur se rastet e të infektuarve pritet që të rriten.

16:57
Itali/ Tërmeti me magnitudë të vogël në zonën e Koronavirusit tremb banorët, dalin të gjithë në rrugë

Një tërmet me magnitudë të vogël, 2.6 i shkallës rihter ka rënë në Itali, pikërisht në zonën ku është epiqendra e Koronavirusit.

16:57
Vazhdon dezinfektimi i institucioneve publike në bashkinë e Shkodrës

Në territorin e Bashkisë së Shkodrës ka nisur dhe po vazhdon dezinfektimi i ambjenteve.

16:55
Rojet indiane vishen si gorrilla për të trembur majmunët makakë që mësyjnë kufirin

Roje kufitare të veshur si gorrilla po trembin majmunët makakë pas rritjes së madhe të popullsisë së tyre që tenton të mësyjë në zonat e banuara.

16:54
Koronavirusi/ Rama: Do kisha dëshirë që t’i përqafoja të prekurit, por nëse bëj trimin kthehem në vrasës

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur se të gjithë qytetarët duhet të zbatojnë rregullat e vendosura kundër koronavirusit.

16:54
Covid-19/ Greqia mbyll institucionet arsimore për dy javë

Greqia ka mbyllur institucionet arsimore në të gjithë vendin për 14 ditë.

16:50
Nuk ka koronavirus në Kosovë, rezultatet e pacientëve të dyshuar dalin negative

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në Kosovë ende nuk ka asnjë rast me koronavirus.

16:49
Krasniqi: Kurti është virusi më i rrezikshëm që po e infekton Kosovën me anti-amerikanizëm

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, thotë se kryeministri Albin Kurti është virusi i më i rrezikshëm për qytetarët, duke infektuar vendin me ndjenjën e anti-amerikanizmit.

16:42
Mustafa: Marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike.

16:40
Koronavirusi/ Manastirliu: Pritet rritja e rasteve të të infektuarve

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur në mbledhjen e Qeverisë për masat kundër koronavirusit se rastet e të prekurve në ditët në vijim pritet të rriten.

16:38
Basha-Ramës: Në vend që të sulmojë opozitën, të japë llogari për shpërndarjen e 1.2 milionë maskave të skaduara

Menjëherë pas deklaratës së kryeministrit të vendit, i cili u shpreh se opozita po krijon panik dhe po dezinformon qytetarët, një reagim vjen nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili vazhdon ti mëshojë faktit që kryeministri duhet të japë llogari për shpërndarjen e 1.2 milionë maska të skaduara.

16:34
Koronavirusi/ Rama: Do marrim sanksione, në Izrael shkon në burg nëse thyen urdhrin…

Kryeministri Rama është shprehur se për të gjithë personat e që kanë ardhur nga zonat e prekura do të ketë sanksione.

16:31
Kina gati të shpallë fitore ndaj koronavirusit, Presidenti Xi viziton karantinën në Vuhan, mbyllen 14 spitale të përkohshme

Presidenti kinez Xi Jinping ka vizituar sot ‘qytetin zero’ Vuhan për herë të parë që prej lindjes së koronavirusit vrasës në janar, në një shenjë të qartë se vendi tashmë beson se ka vënë epideminë nën kontroll.

16:29
Koronavirusi/ Rama: Nga nesër administrata që punon në kompjuter do të mbyllet, shërbimet merren online

Nga nesër të gjithë punonjësit e administratës që punojnë në kompjuter dhe që shërbimet që ofrojnë mund të merren edhe online, do të punojnë nga shtëpia.

16:27
Itali/Nga sot lëvizjet me leje të posaçme, policia: qytetarë qëndroni në shtëpi, ose në burg

Italianët nga sot mund të udhëtojnë, vetëm nëse shkojnë në punë apo për shkaqe shëndetësore.

16:24
“Shtëpia e pushimeve” është gati për karantinën/ Rama thirrje qytetarëve: Koha për të luftuar të gjithë së bashku

Në mbledhjen e qeverisë në lidhje me masat që do të merren ndaj koronavirusit në vendin tonë, kryeministri i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të zbatojnë këshillat në dukje krejt elementare po krejt thelbësore, ato të higjienës personale.

16:24
Koronavirusi/ Rama: Do mbyllim diskot, palestrat e vendet ku mblidhen shumë njerëz

“Do mbyllim pube, disko palestra dhe mjedise që mbledhin shumë njerëz për të vendosur shëndetin të parin.” kështu është shprehur kryeministri Rama në mbledhjen e qeverisë për masat që do të ndërmerren kund përhapjes së koronavirusit.

16:21
Kryeministri Rama thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat, do ta vrasim këtë armik

Kryeministri Rama e ka quajtur një armik koronavirusin ndërsa punën e mjekëve një luftë kundër këtij armiku.

16:17
Koronavirusi/ Rama: 1 mijë euro shtesë për mjekët dhe infermierët

TIRANË – Kryeministri Edi Rama teksa ka mbledhur qeverinë për masat e ndërmarra për parandalimin e koronavirusit.

16:10
“Opozita nxit panik përmes dezinformimit”/ Rama: Shqipëria nuk ka kaq shumë ekspertë sa të ndahet në shumë Task-Forca

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë për masat ndaj koronavirusit ka akuzuar opozitën se po përhap panik dhe po dezinformon qytetarët.

16:10
Rusia: SHBA krijoi koronavirusin vrasës si armë biologjike kundër Kinës

Rusia ka nisur një fushatë lajmesh të dyshueshme sipas të cilave SHBA ka krijuar koronavirusin vrasës në formën e një arme biologjike ndaj Kinës.

15:54
Italia pezullon pagesat e kredive prej impaktit të epidemisë së koronavirusit në familjet e bizneset

Pagesat e kredive për familjet dhe bizneset e vogla do të pezullohen në të gjithë Italinë prej përkeqësimit të pasojave të koronavirusit në ekonominë e vendit, tha sot zv. ministrja e ekonomisë.

15:53
“Ky armik nuk pyet as për malësor, as për lab”/ Rama: Respektoni rregullat, është një luftë

Gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se është koha jo për të treguar trimëri ndaj koronavirusit, por për të respektuar rregullat.

15:44
Ankesat dërgojini me postë ose email/ Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, masa ndaj koronavirusit

Në vijim të masave kundër përhapjes së koronavirusit, duke nisur që sot, Inspektori i Lartë i Drejtësisë njofton se shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e ILD-së do të ndërpritet.

15:36
Italia pezullon futbollin/ Vendimi pas emergjencës për Covid-19

Qeveria italiane mori masa të tjera akoma më drastike për të përballuar emergjencën coronavirus duke e përfshirë të gjithë vendin në zonën e kuqe, ndërkohë që janë pezulluar të gjitha eventet publike duke përfshirë këtu edhe ato sportive.

15:32
Anulohen koncertet/ Yjet e muzikës ndërpresin turnetë në botë

Yjet e popit, Miley Cyrus dhe Madona, si edhe grupi i rokut Pearl Jam, kanë anuluar koncertet ndërsa pasojat e koronavirusit po godasin edhe muzikën live.

15:32
Denoncimi i Bashës, Rama: Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri…

Pas denoncimit të bërë nga kryeopozitari Lulzim Basha ( më herët edhe nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi) që deklaroi se maskat mbrojtëse me të cilat po punon personeli mjekësor janë të skaduara, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

15:32
Yje të ekranit shihen me doreza, doktorët: Vetëm larja e duarve është me e efektshme ndaj koronavirusit

Yje të njohur të ekranit janë parë së fundmi duke dalë në publik me doreza teksa përpiqen të mbrojnë veten nga koronavirusi por ekspertët kanë hedhur shpejt poshtë shembullin e tyre.

15:29
Testi i ri brenda marsit: Diagnostikon Covid-19 për 90 minuta

Brenda marsit do të jetë i disponueshëm një test i ri molekular për identifikimin e shpejtë të koronavirusit të ri.

15:29
Dezinfektim transportit urban në Tiranë, bie numri i personave që udhëtojnë

Bashkia e Tiranës njoftoi se ka dezinfektuar autobusët e transportit publik, kështu që qytetarët mund t’i përdorin ato, siç kanë bërë përherë, pa patur frikën nga Koronavirusi.

15:25
Barcelona-Napoli/ Bëhet zyrtare, luhet pa tifozë

Sfida mes Barcelonës dhe Napolit e parashikuar të zhvillohet në 18 mars do të luhet pa praninë e tifozëve në Camp Nou për shkak te coronavirusit.

15:20
Nis dezinfektimi në gjithë vendin, në shkolla dhe ambiente publike

Pas anulimit të festimeve të Ditës së Verës edhe Bashkia e Elbasanit ka nisur dezinfektimin e të gjithë mjediseve publike, institucione, transport publik, tregje, parqet dhe këndet e lojërave për fëmijë.

15:18
“Personeli shëndetësor po punon me maska të skaduara”/ Basha: Kjo është kriminale

Pas denoncimit të mëparshëm nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, kryeopozitari Lulzim Basha.

15:15
Ekskluzive-Video/ Telefonata: Jam me temperaturë, kisha kontakte me një nga të prekurit me Koronavirus

Top Channel paraditen e kësaj të marte ishte në njësinë e koordinimit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Spitalore, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë telefonuar mbi 3000 qytetarë në numrin 127.

15:12
Udhëtarët e fundit nga Italia/ Në mëngjes mbërritën me traget 630 persona

Mëngjesin e së martës në portin e Durrësit kanë mbërritur tragetet e fundit nga Italia.

15:10
Pikat turistike të zbrazura, patrullat e policisë në Itali këshillojnë njerëzit të qëndrojnë brenda

Rrugët e sheshet italiane ishin të zbrazura sot teksa qytetarët po përgatiten për karantinën e gjatë që ka nisur me një bllokim të paprecendetë të të gjithë vendit.

15:10
Tragetet e fundit sot/ Do të ndalohen udhëtimet edhe nga Bari dhe Brindizi

Qeveria ka pezulluar plotësisht fluturimet me Italinë.

15:08
Urgjenca, në krye të betejës/ Çdo ditë, 3 mijë thirrje pranë 127 për të marrë këshilla

Këtu në njësinë e koordinimit të qendrës kombëtare të urgjencës spitalore, ndodh përballja e parë në betejën e nisur ndaj Koronavirus, tashmë prezent edhe në vendin tonë. Mbi tre mijë qytetarë gjatë 24 orëve të fundit kanë telefonuar numrin 127 për tu këshilluar.

15:03
10 të infektuar në Shqipëri/ Janë kryer 114 analiza, një nga të prekurit ndodhet në Durrës

Covid-19 po përhapet në vendin tonë menjëherë pas konfirmimit të rastit të parë janë konfirmuar zyrtarisht 10 të prekur ndërkohë që mund të ketë edhe të tjerë të cilët janë pa simptoma.

14:55
Pamje që tregojnë më së miri si përhapet coronavirusi

Një video e postuar në Twitter që brenda pak minutave është bërë virale, tregon më së miri se si përhapet coronavirusi që së fundmi ka marrë emrin e ri – COVID-19.

14:51
Gjendet pa shenja jete një 44-vjeçar në rrugën dytësore në Sukth

Nga një informacion paraprak, policia e Durrësit bënë me dije se një person është gjendur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth.

14:49
Djali i presidentit Trump mbështet deklaratat për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Gjatë ditës së sotme senatori amerikan David Perdue, ka thënë se SHBA-të duhet ta rishqyrtojnë praninë e saj në Kosovë, nëse nuk hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

14:44
​Kosovë/Qeveria ndan 10 milionë euro për t’u ballafaquar me koronavirusin

Qeveria e Kosovës ka miratuar planin e veprimit për të ballafaquar me koronavirusin. Mbi bazën e kësaj në mbledhjen e sotme ka ndarë 10 milionë euro për ministrinë e shëndetësisë për të zbatuar atë.

14:42
Serbia vendos kufizime të udhëtimit për shkak të koronavirusit

Serbia ka mbyllur kufijtë për udhëtarët nga vendet më të prekura nga koronavirusi, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

14:39
Koronavirusi, mbyllen edhe dy klinka në Shkup

Klinikat interne të Gastrologjisë dhe Hematologjisë në qytetin e Shkupit janë zbrazur nga mjekët dhe pacientët.

14:37
10 të infektuar nga koronavirusi/ Pacienti në Durrës, është grua

Në komunikimin e përditshëm me mediat nga Ministria e Shëndetësisë, zv. Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli deklaroi se numri i të prekurve nga koronavirusi në vendin tonë është 10, ndër to një pacient që ndodhet në Durrës.

14:37
MASR shpërndan “udhëzuesin për klasat virtuale” për orientimin e mësuesve, nxënësve dhe prindërve

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini në rrjetin e saj social Facebook ka publikuar “Udhëzuesin për Mësimin në Kushtet e Shtëpisë”, për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19.

14:37
​Jeta në Mars? NASA sjell zbulimin e radhës

Molekulat organike të pranishme në qymyr dhe vaj në Tokë janë identifikuar në Mars dhe mund të lënë të kuptohet për praninë e jetës aliene.

14:34
​A mund “të eksplodojnë” bakteret?

Argjendi ndihmon në parandalimin e përhapjes së baktereve të dëmshme duke prishur mënyrën e lëvizjes së tyre. Ky metal i çmuar është përdorur për një kohë të gjatë për të ndaluar transmetimin e baktereve.

14:30
Zhvillohet konferenca virtuale mes ministrave të Arsimit/ Fokusi: Arsimi në kushtet e mbylljes së shkollave

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka zhvilluar sot një takim virtual me ministrat e arsimit në kuadër të kryesimit të OSBE nga Shqipëria, ku kanë ndarë edhe eksperiencat e shteteve për adresimin e çështjeve që lidhen me një proces sa më të rregullt arsimor në këtë fazë ku nuk mund të frekuentohen shkollat.

14:29
Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për buxhetin e vitit 2020

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitin 2020, i cili do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për miratim.

14:22
Mbyllja e shkollave dhe çerdheve/ “Pushim edhe njërit prind”, qeveria pritet të japë vendim

Pas mbylljes së të gjitha shkollave, kopshteve dhe çerdheve nga qeveria, pritet t’i jepet që qeveria të japë pushim edhe për një nga prindërit.

14:12
Cakaj: Rekomandimi i KE-së, Shqipëria pret nga vendet anëtare reflektim pozitiv

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në Takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili u drejtua nga Presidenca e Përbashkët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

14:12
“Më shumë se 1600 të burgosur”/ Greqi: Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në burgun e Koridhalos

Ministria e Drejtësisë në Greqi ka konfirmuar rastin e parë me koronavirus, në burgun Koridhalos të Athinës, vetëm pak minuta më parë.

14:08
Te Kopshti Zoologjik/ Gjendet një person i pajetë në trotuar, ja dyshimet e para

Mesditën e sotme, rreth orës 12:21, te Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë një 79-vjeçar.

14:05
Vazhdojnë incidentet me migrantë në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë

Autoritetet greke kanë njoftuar se rreth 1000 migrantë janë kanë provuar të kalojnë kufirin nga Turqia, pavarësisht masave të shtuara të sigurisë.

14:04
Serbia vendos kufizime të udhëtimit për shkak të koronavirusit të ri

Serbia ka mbyllur kufijtë e saj për udhëtarët nga vendet më të prekura nga koronavirusi i ri, si përpjekje për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

14:01
Rregullat bazë të higjienës personale – a ju ndihmojnë të ruheni nga mikrobet?

Muajt e fundit higjiena dhe pastërtia personale janë kthyer në kryefjalën e të gjithë botës.

14:01
Dezinfektimi në Vlorë/ Aksion nëpër institucione

Edhe në Vlorë po bëhen dezinfektime.

13:57
Klerikët në luftë kundër virusit/ Komunitetet fetare në Elbasan sensibilizojnë popullatën

Masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë marrë edhe në Elbasan.

13:49
Dezinfektimi në Gjirokastër/ Aksion në parqe pas shfaqjes së rasteve të para në Shqipëri

Dezinfektime po kryhen edhe në Gjirokastër, në vijim të masave kundër përhapjes së koronavirusit.

13:45
Dezinfektimet në Shkodër/ Masa pas hyrjes nga Muriqani të të infektuarit të parë

Në të gjithë vendin kanë nisur të dezinfektohen mjediset publike.

13:44
​Tetë të dyshuar për koronavirus në Kosovë, priten rezultatet e analizave

Tetë persona që dyshohet të jenë prekur nga koronavirusi, janë aktualisht duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.